Bytyqi: bashkimi i shoqërisë në RMV, shkak për integrimin e vendit në BE

    Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi thotë se ndarjet brenda shoqërisë në vend janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit.

    “Bashkimi është mesazhi kyç që na ka lënë si trashëgimi lufta revolucionare maqedonase. Mesazhi i bashkimit është theksuar veçanërisht në manifestin e Krushevës. Aty, me thirrjen fqinjëve dhe miqve pa dallim besimi, bindjeje dhe kombësie, në fakt inkorporohet vizioni për Maqedoninë. Ai mesazh me dëshirën për një jetë më të mirë është një udhërrëfyes i shenjtë nga i cili udhëhiqemi deri më sot”, tha zv. kryeministri Fatmir Bytyqi, me rastin e 23 tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

    Bytyqi kërkon bashkim të shoqërisë në vend për integrimin e vendit në BE.

    “Ndarjet janë pengesa më e madhe për përparimin e vendit. Le të ndalojmë ndarjet. Të bashkohemi brenda, të pajtohemi me fqinjët tanë për ribashkim me familjen evropiane”, shtoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Luftëtari i rezistencës që bëri filmat më të mirë për krimet e gangsterëve

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: zgjedhjet të mbahen në prill

    Lajme tjera

    Franca nuk gjen qetësi

    Protestat masive në të gjithë Francën vazhduan edhe në fundjavë. Presioni duhet të vazhdojë, thotë një përfaqësues i…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë