Bytyqi: çdo punëdhënës në RMV po lufton për një punëtor më tepër

    Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se çdo mundësi që Qeveria të ndihmojë punëdhënësit për rritjen e pagave në sektorin privat, nuk duhet të shihet si paraqitje e problemeve. Bytyqi thotë se çdo punëdhënës në vend po lufton për një punëtor më tepër, përcjell Nistori.

    “Çdo punëdhënës, lufton për një punëtor më shumë dhe gjithsesi se çdo ndihmë që vjen e përbashkët këtu, nga Qeveria, dora e shtrirë e Qeverisë deri te punëdhënësit që të kenë mundësi të japin paga më të larta, nuk duhet të shihet si…moment i caktuar i problemeve që do të paraqiteshin”, tha Bytyqi.

    Sipas tij, pasi që të ngrihen pagat në një nivel, është shumë vështir që të kthehen më nivelin më të ulët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Krejt çfarë dihet për vrasjen e Liridonës

    Lajmi i rradhës

    Të paktën 61 gazetarë u vranë në konfliktin Izrael-Hamas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë