NEPOTIZMI DHE KORRUPSIONI PO “LULËZOJNË” | Kovaçevski: Nuk mund të luajmë rolin e gjykatësit

    Dukuria e përhapur e punësimeve familjare, e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitave nga zyrtarët shtetërorë në vendin tonë, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski po ndëshkohet. Në shumë raste Komisioni Antikorrupsion ka konstatuar shkelje nga ana e zyrtarëve, por kur këto gjetje kanë mbërritur për ndëshkim, Qeveria i ka dënuar me nga një vërejtje. Kovaçevski thotë se ekzekutivi s’mund të luajë rolin e gjyqësorit.

    “Sa i përket Qeverisë e gjithë ajo që vjen si informatë për dyshime të caktuara për veprim jo përkatës, e gjithë kjo përmes zyrës së zv/kryeministres për Qeverisje të mirë procedohet deri në institucionet përkatëse sepse Qeveria as nuk është prokuror as gjykatës e për këtë deri më tani nuk ka asnjë përjashtim”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    I pyetur, se çfarë keqpërdorimi duhet të bëjë një zyrtarë që të shkarkohet, Kovaçevski tha se çdo dyshim duhet të denoncohet në organet kompetente.

    “Përgjegjësia etike dhe morale sanksionohet në pajtueshmëri me kodin etik të sjellë nga ana e Qeverisë e që vlen për të gjithë funksionarët e emëruar në kompetenca të Qeverisë dhe sanksione të atilla ka pasur. Nëse Ju, sepse edhe ju jeni qytetar të këtij shteti siç jam edhe unë, keni dyshime për keqpërdorime të caktuara atëherë u qëndrojnë në dispozicion të gjithë institucionet që ato ti dorëzoni dhe ajo të procedohet dhe ndëshkohet sipas ligjeve të shtetit”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Në dy muajt e fundit, Komisioni për Antikorrupsion ka konstatuar disa raste të keqpërdorimeve të detyrës nga ana e zyrtarëve, por këto gjetje mbetën pa ndëshkime. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zendeli – ASh-së: Me hyrjen tuaj në qeveri e shpëtuat BDI-në / Snopçe: Pse nuk folët për rrëzimin e BDI-së në 2020!

    Lajmi i rradhës

    “Te Gjermania mund të kesh besim”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë