Bytyqi: interpelanca ndaj Gashit është nacionaliste dhe ksenofobe

    Fatmir Bytyqi / Fotografia: Nistori

    Deputeti shqiptar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, para seancës së sotme në të cilën do të diskutohet për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, tha se nuk do ta përkrahë të njëjtën.

    Bytyqi interpelancën e dorëzuar nga partia “E Majta” e quajti si nacionaliste dhe ksenofobe.

    “Mendoj se detajet janë atë që e bëjnë ndryshimin mes qëndrimit të partisë. Nuk mendoj se në të kaluarën por edhe sot jam i prirur që të përkrah interpelancë nacionaliste, shoviniste dhe ksenofobe, siç është ajo e dorëzuar nga “E Majta” për kryetarin e Kuvendit”, tha Bytyqi.

    Ndërsa dje partia e tij LSDM, njoftoi se do ta votojë interpelancën kundër Afrim Gashit.

    Lajmi Paraprak

    EShS: rreth 10 mijë vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Putin viziton Mongolinë pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë