Bytyqi: Lufta në Ukrainë mund të parandalojë ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut

    Si do të ndikojë kriza në Ukrainë ikjen e të rinjve nga Maqedonia e Veriut?

    Duke u përgjigjur në këtë pyetje teksa tregonte politikat qeveritare për ruajtjen e të rinjve në vend, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Famtir Bytyqi në ClickPlus tha “se mund të krijohen mundësi të reja”.

    “Unë nuk e besoj se në një kohë krize ndokush do të dalë jashtë. Sepse krizë nuk është vetëm këtu, njëlloj është edhe në Gjermani”, tha Bytyqi.

    Bytyqi: Kemi kaluar luftën 2001, por kjo krizë do të jetë më e madhe se ajo pas Luftës së Dytë Botërore

    Do të vijojë periudhë shumë e vështirë nëpër të cilën nuk kemi kaluar asnjëherë, kështu e paraqet situatën pas luftës në Ukrainës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.

    “Dikush mund të thotë se kemi pasur ne, kemi kaluar luftë në 2001 dhe unë po ju them se nuk ka qenë kriza aq e madhe sa po ndodh sot”, tha Bytyqi.

    Bytyqi ka një kërkesë për të gjithë qytetarët që nuk u furnizuan me naftë para mesnatës!

    Zëvendëskryeministri u shpreh se rritja e çmimit të karburanteve vjen si rezultat se Maqedonia e Veriut është importuese e mëdha e tyre.

    Ndërkaq siguron se nuk ka vend për panik, pasi siç thotë, ka mjaftueshëm rezerva të karburantëve.

    Por i pyetur se pse mbrëmë kishte mungesë të karburantëve para mesnatës, kurse pas mesnatës të njëjtat pompa të benzinës dispononin të njëjtat, Bytyqi i ftoi qytetarët për të marrë këtë hap:

    “Nëse ka qytetar që pas orës 12 ka pas naftë kurse para orës 12 nuk ka naftë, lirisht le ta denoncojnë”.

    Shtrenjtimi i derivateve të naftës po vjen si rezultat se Maqedonia e Veriut “ka një varësi të plotë nga importi i naftës”, tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Bytyqi.

    “Është e vërtetë se në treg nuk ka nevojë për panik nëse do të ketë apo s’do të ketë derivate të naftës.
    -E pse po thoni se nuk ka vend për panik?

    Sepse burimi i importit tonë nuk është prej naftës së Rusisë”, tha Bytyqi.

    Lajmi Paraprak

    Për pastërtinë e gjuhës

    Lajmi i rradhës

    Të mbijetosh në kohë lufte

    Lajme tjera

    Politikë me menynë studentore

    Buxheti u shkurtua, ndërsa deputetët premtuan se do të përmirësojnë standardin studentor me amendamente. Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski xhiron…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë