“Grumbuj mbeturinash kanë mbuluar trotuarin, duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve. Përveç ndotjes dhe erës së keqe, kjo gjendje ngre shqetësime për shëndetin publik. Qytetarët presin reagime dhe zgjidhje nga institucionet përgjegjëse”.
Qytetarët e anketuar nga Alsat thanë se kërkojnë grumbullim të rregullt të mbeturinave dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet.
“Kontejnerët janë të mbushur dhe nuk e dimë nëse pastrohen rregullisht. Kur mbeturinat qëndrojnë një ose dy ditë, përhapet erë e keqe, e cila ndikon edhe në shëndet, sidomos te ne të moshuarit. Problemi është edhe te mungesa e kulturës së qytetarëve”, tha një qytetar.
“Sepse populli nuk ka kulturë, në Evropë janë njerëzit e njëjtë por janë më pedant. Këtu ku do të arin do të gjuajnë”, tha një tjetër qytetar.
“Për mbeturinat duhet të hiqen, gjithmonë themi për të mirë dhe përseri është e njëjta. Normalisht se pengon për shëndet pengon edhe për fëmijë, ajo duhet të jetë gjithmonë e pastër, mbeturina të shumta, duhet të pastrohen çdo ditë edhe natën edhe ditën”, deklaroi një qytetar.
Nga Higjiena Komunale theksojnë se grumbullimi i mbeturinave bëhet sipas planit dhe vonesat krijohen kryesisht për shkak të ditëve jo pune, kur ndërmarrja punon me kapacitete të reduktuara. Së fundi Qyteti i Shkupit është pajisur me automjete të reja për grumbullimin e veturave. Të mërkurën Qyteti i Shkupi ka paraparë aksion të pastrimit gjeneral në 50 lokacione.




