Bytyqi: Nuk mendohet për një pako të re për tu përballur me pasojat e Covid-krizës

    Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka deklaruar se për momentin nuk mendohet për një pako të re, të shtatën me radhë, për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët për tu përballur me pasojat e kovid-krizës.

    “Për çdo ditë bisedojmë me Odat Ekonomike dhe nëse me të vërtetë është e nevojshme do të bëjmë një masë të caktuar, për shkak se nuk e dijmë se sa do të ndikojë kjo lëvizje e limituar e qytetarëve. Fatkeqësisht, jemi edhe në periudhë parazgjedhore dhe çdo masë mund të interpretohet ndryshe dhe për këtë arsye nuk do të them nëse do të ketë pako të re apo jo. Vetëm konfirmoj se po bisedohet”, deklaroi Bytyqi.

    Ai theksoi se shëndeti i qytetarëve është para së gjithash.

    Bytyqi shtoi se “nëse duhet të bëhet kompromisi mes masave ekonomike për hotelierët dhe shëndeti i qytetarëve, shëndeti është para së gjithash”.

    Lajmi Paraprak

    Fillimi i punëve të Teuta Arifit dihet, por jo edhe përundimi

    Lajmi i rradhës

    Gjatë muajit të kaluar Maqedonia e Veriut ka regjistruar ulje të numrit të punëtorëve dhe prodhimit industrial

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë