Bytyqi: VMRO-DPMNE po e pengon funksionimin e institucioneve, ka krijuar sistem paralel në RMV

    Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi thotë se VMRO-DPMNE ka krijuar sistem paralel brenda shtetit dhe se po pengon funksionimin e institucioneve.

    “Konfirmoj se para një viti kur njëra nga partitë politike kërkonte zgjedhje të parakohshme, ne jemi ballafaquar me të ashtuquajturën “grevë e bardhë” në të cilën institucionet nuk funksionojnë sepse dikush nga brenda bën shtypje”, tha Bytyqi.

    Ai thotë se ky sistem paralel është krijuar që nga koha e regjimit dhe se janë fuqizuar shumë.

    Bytyqi tha se janë në pushtet për të ndërtuar institucione funksionale, dhe nuk do të lejojnë që të kthehen në pushtet ato që vendosin në funksion sistemin paralel.

    Lajmi Paraprak

    51% e qytetarëve në RMV nuk do të luftonin për vendin, “nëse do të kishte luftë”

    Lajmi i rradhës

    Gazetaria ishte një fitues i madh në Oscar-in e këtij viti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë