Çairçanja do të vazhdojë me kaos dhe betonin në mes, zgjerimi i bulevardit ka ngecur në Qytetin e Shkupit

    Kaosi në trafik që krijohet në bulevardin “Cvetan Dimov” në komunën e Çairit të njohur si Çairçanja, do t’i shoqëroj qytetarët edhe gjatë kohë. Kjo pasi procedura për zgjerimin e këtij bulevardi ka ngecur nga ana e Qytetit të Shkupit. Informacionin për TV21 e bën të ditur vetë kryetari i kësaj komune Visar Ganiu, i cili para tre muajve deklaroi se ka nisur vlerësimi i objekteve rreth rrugës të cilat duhet të mënjanohen.

    “Ka nis të bëhet vlerësimi dhe sipas informatave që kemi pasur aso kohe deri 70% të objekteve kanë mbaruar me vlerësimin por menjëherë ka stagnim dhe nuk ka asnjë komunikim rreth asaj çështjeje se ­çka më tutje. Mendoj se duhet të ulemi me kryetaren dhe gjithë shërbimet e Qytetit të Shkupit dhe shërbimet tona të urbanizmit dhe të shohim se përse nuk është dinamika ashtu siç ishte paralajmëruar dhe të vazhdon, sepse ka stagnim në atë drejtim”, tha Visar Ganiu – kryetar i komunës së Çairit.

    E pse është ndërprerë projekti Ganiu nuk e di, por na sugjeroi që arsyet t’i kërkojmë te kryetarja Arsovska. A kanë hasur në ndonjë problem gjatë procedurës ose kryetarja e Shkupit Arsovska më nuk interesohet për Çairin, meqë Ganiu është pjesë e subjektit të ri Lëvizjes Demokratike?

    “Koincidencat nuk e di tani a janë të qëllimshme a jo për atë që ka ndodhur. Me siguri që arsyet duhet të kërkohen te zonja Arsovska, por prap po e përsëris ne si komunë e Çairit fillimi i këtij mandati të dytë dhe të parin mandat të zonjës Arsovska kemi qenë si oponent, mirëpo çdo here jemi munduar të mbajmë marrëdhënie të mira institucionale”, deklaroi Visar Ganiu – kryetar i komunës së Çairit.

    Nga Qyteti i Shkupit pa përgjigje se përse ka stagnuar procedura dhe se kur mund të fillojë të realizohet zgjerimi i bulevardit Cvetan Dimov në Çair.

    Lajmi Paraprak

    Cili është roli që luan pështyma në shëndetin tuaj?

    Lajmi i rradhës

    Albanologjia me pak studentë vendës dhe interesim të madh ndërkombëtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë