Carovska: Mësimi online u mundësohet vetëm nxënësve që janë të infektuar dhe atyre që janë në izolim

    Ministrja e Arsimit dhe shkencës deklaroi sot se procesi arsimor me prezencë fizike po zhvillohet në pajtim me protokollet shëndetësore. Ndërkohë sa i përket mësimit online, ajo vetëm ripërsëriti qëndrimin se një gjë e tillë do tu mundësohet vetëm nxënësve që janë të infektuar dhe atyre që janë në izolim.

    “Plani për mësim me prezencë fizike u është dorëzuar shkollave që në muajin qershor, dhe sipas këtij plani dhe këtyre protokolleve po realizohet edhe sot procesi mësimorë. Ne vazhdojmë edhe më tej të zbatojmë rekomandimit e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Të gjitha shkollat e kanë për obligim të sigurojnë mësim online për të gjithë nxënësit e infektuar, apo të atyre që janë në izolim”, deklalroi Carovska.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: Mickoski dëshiron të përfitoj nga tragjedia, por kjo dëshmon mosdijen e tij për ligjet

    Lajmi i rradhës

    Xhamia 300 vjeçare në Tajlandë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë