LSDM: Mickoski dëshiron të përfitoj nga tragjedia, por kjo dëshmon mosdijen e tij për ligjet

    Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Mickoski dhe VMRO-DPMNE dëshirojnë të përfitojnë nga tragjedia”.

    Sipas tyre, politizimi i tragjedisë nga ana e Mickoskit, dëshmoi mosdijen e tij të Kushtetutës dhe ligjeve.

    “Kushtetuta është e qarttë, anëtari i Qeverisë mund të jep dorëheqje, por para kryeministrit. Kryeministri mund të propozojë shkarkim të një anëtari të Qeverisë, ndërsa propozimin për shkarkim e cakton Kuvendi në seancën e ardhshme”, thonë nga LSDM.

    Ata shtojnë se një sjellje e tillë e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit dëshmon dëshpërimin në të cilën ndodhen.

    “Përfundoi koha kur hetimet dhe procesverbalet e procedurave diktoheshin me telefon, shpikeshin dëshmitarë dhe keqpërdoreshin institucionet. Qeveria e LSDM-së veprim sipas Kushtetutës, sipas ligjeve. Hetimin e udhëheqin organet hetimore dhe një hetim i tillë i pavarur do t’i japë të gjitha përgjigjet”, thonë nga LSDM.

    VMRO-DPMNE nuk ka të drejtë, thonë nga LSDM, që të thirret në moral, ndërsa kjo parti bllokoi ndërtimin e Qendrës së re Klinike.

    Lajmi Paraprak

    Regjistrim pa dokumente identifikimi nuk mund të ketë

    Lajmi i rradhës

    Carovska: Mësimi online u mundësohet vetëm nxënësve që janë të infektuar dhe atyre që janë në izolim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë