Carovska: Presim vlerësimin e KSI-së për kërkesa e mësimit online në Tetovë

    -Po shqyrtohen kërkesat e tyre dhe po bisedojmë edhe me Komisionin për Sëmundje Infektive, kështu ministrja e Arsimit, Milla Carovska komentoi fillimisht kërkesën e Komunës së Tetovës për mësim online për shkak të gjendje me pandeminë në rajonin e Pollogut. Carovska tha se janë në koordinim të plot me autoritetet lokale dhe me Ministrinë e Shëndetësisë.

    “Jemi në koordinim me kryetaren e komunës së Tetovës, edhe ne edhe Ministria e Shëndetësisë. Mëngjesin e sotëm është mbajtur mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive, sa të marrim instruksione ose mendime nga ana e KSI-së, më tej do të vazhdojmë bisedimet me Komunën e Tetovës. Gjithsesi të gjitha vendimet duhet të kalojnë në Shtabin kryesor koordinues të Qeverisë dhe në seancë qeveritare”, deklaroi Carovska.

    Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Shtabi i krizës në Tetovë kërkoi përshkallëzimin e masave mbrojtëse, të cilat do t’i paraprijnë fillimit të vitit shkollor për mbrojtje nga shpërndarja e virusit tek nxënësit. Nga Shtabi i krizës kërkuan shtyrjen e fillimit të mësimit me prezencë fizike për tre javë, periudhë në të cilën mësimi do të vazhdojë online, si dhe vaksinimin e kushtëzuar të mësimdhënësve./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Diaspora shqiptare në Itali bën thirrje për ndërgjegjësimin e bashkatdhetarëve të RMV-së për t’u bërë pjesë e procesit të regjistrimit

    Lajmi i rradhës

    Njihuni me plazhet më të veçantë në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë