Poeti ynë i madh Sami Frashëri, 100 vjet më parë na patë porositur se, “Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij”.
Duke pas parasysh këtë moto të dietarit tonë Sami Frashëri dhe duke pohuar se, mendimet e larta gjenden në fjalët e shkurtëra, atëherë apeli im personal, si kryetar i Shoqatës Rilindja në L’Aquila ( Itali ), është për të gjithë bashkatdhetarët tanë që të kryejnë obligimin atdhetar, veprën dinjitoze dhe detyrën e tyre morale dhe etike sa i përket procesit të regjistrimit 2021, si në diasporë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut, njofton Nistori.
Regjistrimi është një mjet i dobishëm për të identifikuar me saktësi përbërjen demografike të një shteti, duke realizuar pikënisjen për identifikimin e politikave dhe veprimeve të përshtatshme për nevojat e qytetarëve.
Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut është një dilemë e madhe ashtu si ka qenë edhe në vitet e më përparshme( 1991, 1994, 2002 ), pasi përbërja demografike e vendit është shumë heterogjene. Kjo do të jetë edhe një sfidë e madhe sa i përket vendit ballkanik, sepse e kemi parasysh sigurinë e brishtë që, Gadishulli Ballkanik e ka treguar vitet e fundit. Një mesazh, i cili shpresoj të përkrahet edhe nga të gjitha partit tona politike,në mënyrë që regjistrimi në Maqedoninë e Veriut të jetë i suksesshëm dhe i realtë; një mesazh edhe për të gjithë aktivistët apo vullnetarët pranë Shoqatës sonë, që kanë shpenzuar kohën e tyre për të ndimuar të gjithë ata që kanë pasur nevoj, sepse nevojitet edhe për një angazhim apo shpenzim besoj ,për herë të fundit.
Them ” të fundit” sepse është muaji dhe afati i fundit për këtë proces Regjistrimi në diasporë ( 30 Shtator ).
Me mbarimin e pushimeve verore, mbaruan kënaqësitë dhe fillojnë si çdo herë detyrat dhe angazhimet, e një ndër angazhimet më të vlefshme që kemi në ditët në vijim, është ndihma për bashkatdhetarët tanë për tu regjistruar, sepse duart ndihmuese janë më të shenjta se buzët lutëse. Angazhim kolektiv për të ndihmuar njeri-tjetrin në mënyrë që askush të mos përjashtohet . Shoqata jonë, si gjithmonë, do të jetë në dispozicion për çdo ndihmë. Gjithashtu shpresoj se, ata që kan bërë tashmë gjestin simbolik etnik të regjistrimit, do të jenë në gjendje të bindin të gjithë të tjerët , të gjithë ata që janë të pa vendosur. Edhe një herë po Ju përkujtojmë se,
- Regjistrimi i mërgatës dhe shtetasve të Maqedonisë së Veriut, që jetojnë jashtë atdheut, vazhdon të bëhet në faqen census.stat.gov.mk, deri me 30 Shtator 2021.
Associazione Culturale Rilindja
Tel. 0039/3383466574
L’Aquila ( Abruzzo ) Italia