Çashka për herë të parë do të udhëhiqet nga një shqiptar

    Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut është arritur një moment historik. Komuna e Çashkës për herë të parë do të udhëhiqet nga një kandidat shqiptar.

    Suat Shaqiri nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar që në raundin e parë me 50.71% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

    Fitorja e Shaqirit vjen si surprizë për opinionin publik, duke marrë parasysh se Çashka ka qenë historikisht e udhëhequr nga kandidatë maqedonas.

    Arbër Ademi mbrëmë në një konferencë për shtyp deklaroi se në Çashkë është shkruar historia.

    “Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar”, tha Ademi.

    Ky rezultat konsiderohet një arritje e madhe për përfaqësimin politik të shqiptarëve në zonat ku ata tradicionalisht kanë qenë në minorancë.

    Lajmi Paraprak

    Zgjedhjet lokale 2025, sa vota morën partitë për listat për këshilltarë

    Lajmi i rradhës

    Struga në balotazh, Qyra kërkon që Dalipi të tërhiqet nga gara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë