Interesimi për vaksinim çdo ditë po rritet. Deri më tani 400.284 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk . Në pikat e vaksinimit në vend (Shkup, Tetovë, Kumanovë, Shtip, Manastir, Ohër, Kavadarcë) janë vaksinuar gjithsej 220.733 qytetarë, përcjell Nistori.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje njoftoi se kanë arritur edhe 10.530 doza të vaksinës nga prodhuesi “Pfizer”, prej të cilave 5.850 janë nga negociatat e drejtpërdrejta me prodhuesin, ndërsa 4.680 nga BE-ja, kjo në kuadër të marrëveshjes trepalëshe në kuadër të programit “Team Europe”. /Nistori/