Çdo qytetar i RMV ka 5300 euro borxh

    Borxhi publik në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm dhe tani qëndron në 62.4 për qind të BPV-së, që është 14 për qind mbi nivelin para pandemisë (Covid 19). Kjo është për shkak të deficiteve të përhershme fiskale nga pandemia, të cilat mesatarisht arrijnë në 5 për qind në vit, tha drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci, në prezantimin për menaxhimin fiskal në BE dhe rolin e Këshillit Fiskal, para anëtarëve të komisioneve parlamentare për financim dhe buxhet dhe për çështjet ekonomike, politikën e punës dhe energjisë, shkruan DW, përcjell Nistori.

    Sipas tij, rregullat e reja fiskale dhe institucionet e mandatuara mund të punojnë më mirë në krijimin e financave publike të shëndosha nëse institucionet e pavarura fiskale vlerësojnë parashikimet makrofiskale të qeverisë qendrore dhe veprojnë sipas rregullave.

    Çdo qytetar ka mbi 5300 euro borxh

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, më 31 dhjetor 2014, borxhi publik është 61.9 për qind e BPV-së. Shteti ka 9.6 miliardë euro borxh ose çdo banor në vend ka një borxh mbi 5300 euro. Krahasuar, borxhi i çdo qytetari të Maqedonisë në vitin 2022 ishte rreth 7,7 miliardë euro, ndërsa në vitin 2020, çdo qytetar në vend kishte rreth 3500 euro.

    Borxhi publik ishte rreth 8.8 miliardë euro në tremujorin e tretë të 2024, por shuma u rrit pas një kredie prej 1 miliard eurosh nga Hungaria për të subvencionuar komunat për projekte infrastrukturore. Produkti i Brendshëm Bruto i Maqedonisë (BPV) shënoi rritje prej 3,2 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2024, me çka rritja e përgjithshme e PBB-së për tërë vitin arriti në 2,8 për qind, njoftoi së fundmi qeveria.

    Në fillim të marsit, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e vlerësoi ekonominë maqedonase në rritje pozitive, me një projeksion të rritjes së PBB-së prej 3,3% në vitin 2025. FMN rekomandoi rritjen e disiplinës në politikën fiskale, duke kufizuar rritjen e pensioneve dhe pagave publike dhe duke shmangur rritjen e mëtejshme të pagës minimale.

    Lajmi Paraprak

    Merkel komenton rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani

    Lajmi i rradhës

    I dashuni miku im …

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë