Sejdiu: BDI-në nuk do e shihni më në qeveri, nuk do të tolerojmë!

    Kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu është deklaruar rreth shumicës së re parlamentare përmes rrjeteve sociale. Sejdiu thotë se do ta rrëzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim nga Qeveria.

    “E rrëzuam BDI-në në Zhelinë, tani është radha ta rrëzojmë edhe nga Qeveria”, shkruan Sejdiu.

    Ndryshe, vendimi i KSHZ-së për të pranuar kërkesën e BDI-së për rivotim në vendvotimin 2107 në Zhelinë ka vënë në pikëpyetje shumicën parlamentare, derisa Lëvizja Besa po shqyrton mundësinë për t’u larguar nga Qeveria.

    Sejdiu më vonë ka shkruar se BDI-në nuk do ta shihni më në qeveri dhe se nuk do të tolerojë.

    Lajmi Paraprak

    Schinas: Pasardhësit e Zaevit të mbeten të përkushtuar ndaj perspektivës europiane

    Lajmi i rradhës

    Krijohet shumica e re parlamentare | VMRO-ASH&AAA – Lëvizja Besa dhe E majta bëhen bashkë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë