Çekalloviq: Gratë mbyllen në strehimore, dhunuesit shëtisin lirshëm

    Shpeshë herë viktimat ngelin udhëve, pasi që kapacitet e qendrave strehuese nuk janë shumë të mëdha, por falë Fondit interevenues të grave, këtyre grave po u jipet një shancë për risocializim, theksoi Monika Çekalloviq, në “Programi 200”, në Alsat M, përcjell Nistori.

    “Për fat të keq, ne nuk kemi zgjidhje sistemore gjegjësisht ato kapacitete në qendrat e strehimit që ekzistojnë, kur këto kapacitete të mbushet, viktimat shpesh nuk kanë ku të strehohen dhe kjo paraqitet problem të madh. Në Tetovë në qendrën ku punojmë, falë Fondit intervenues të grave, këto gra kanë mundësi të akomodohen gjegjësisht t’u paguhet qiraja e banesës dhe shpenzimet aktuale deri në stabilitetin e tyre financiar. Në ndërkohë, duhet të punohet në stabilitetin e tyre ekonomik, përsosje në karrierë sepse disa gra thjesht nuk kanë arsim përkatës dhe s’janë konkurruese në tregun e punës. Për fat të mirë, falë Fondit intervenues të grave, deri më tani për 1 vit nëntë gra i kemi akomoduar dhe më tej të punojnë në risocializimin e tyre”, tha Monika Çekalloviq, punonjëse sociale, specialiste e këshillimit familjar.

    Ajo shtoi edhe një çështje shumë me rëndësi duke thënë se cili është qëllimi që gratë që janë viktima të dhunës familjare dhe gjinore, të akomodohen dhe mbyllen në qendra strehimi ndërsa dhunuesit shëtitën dhe lëvizin të lirë. Pse kufizohet e drejta e lëvizjes për gratë viktima, pse nuk kufizohet e drejta e lëvizjes së vepruesve.

    Lajmi Paraprak

    TË MERRET PARASYSH SHËNDETI PUBLIK NË RMV!

    Lajmi i rradhës

    Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë