TË MERRET PARASYSH SHËNDETI PUBLIK NË RMV!

    Informacioni i fundit i publikuar në lidhje me vendimin e SHA EMV për testimin e motorëve të rinj me naftë në termocentralet lindore dhe perëndimore në Shkup pas 15 nëntorit është joserioz dhe i panevojshëm në kushtet kur gazi natyror është opsion si burim energjie për këto termocentrale, apelojnë nga Qendra për Hulumtime dhe Informacione Mjedisore “Eko-Svest” në Shkup. Ata besojnë se njoftimi se janë vendosur 10 pompa të reja nafte në termocentrale, të cilat do të testohen pas 10 ditësh në çdo termocentral, është një zgjidhje afatshkurte që është zbatuar në mënyrë jo transparente dhe do të sjellë pasoja të dëmshme për shëndetin e qytetarëve të Shkupit.

    “Edhe pse për të dytin dimër me radhë po përballemi me krizë energjetike, vendimet e marra për tejkalimin e saj duhet të jenë transparente dhe të sjellin përfitime në planin afatgjatë, në mënyrë që kriza të mos përsëritet vitin e ardhshëm. Mbrojtja e shëndetit publik dhe mjedisit duhet të jetë gjithmonë prioritet në marrjen e vendimeve të tilla. Ngrohtoret lindore dhe perëndimore aktualisht janë të licencuara për të operuar vetëm me gaz natyror. Ndryshimi i paraqitur është krejtësisht i ndryshëm nga mënyra normale e funksionimit të tyre dhe përfaqëson krijimin e një impianti të ri me parametra krejtësisht të rinj”, thanë nga Eko-Svest.

    Ata shtojnë se ngrohtoret nuk kanë pajisje për të kontrolluar shkarkimet nga përdorimi i karburantit dizel, madje nuk kanë as leje mjedisore që e lejon një gjë të tillë. ”Nga fillimi i nëntorit çdo ditë janë tejkaluar vlerat e lejuara të ndotjes së ajrit në Shkup, e cila në disa ditë është dyfish më e lartë se sa lejohet. Me përdorimin e naftës në termocentrale, edhe vetëm në këtë periudhë testuese, ndotja do të rritet edhe më shumë”, thekson Davor Pehçevski, koordinator për energji në Qendrën për hulumtime dhe informim mjedisor Eko-Svest.

    Nga atje thonë se tashmë ekzistojnë alternativa të disponueshme teknologjikisht dhe financiarisht për ngrohjen e amvisërive që përdorin burime të rinovueshme të energjisë.

    “Investimet duhet të ridrejtohen në këto teknologji për të marrë të njëjtin efekt, por pa ndotje të ajrit. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të shmangen pasojat e krizës energjetike afatgjatë në vend që të mbeten të varur nga importi i karburanteve të shtrenjta dhe shumë ndotëse. Apelojmë që shëndeti i qytetarëve nuk ka çmim dhe situata e krizës nuk është një arsye për të sjellë zgjidhje ad hoc, veçanërisht kur çmimi i gazit po bie dhe ai është i disponueshëm si burim energjie. Në kushte të tilla, nuk ka nevojë për testim apo ridrejtim të prodhimit të dizelit, i cili do ta ndotë ndjeshëm ajrin në Shkup. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga Qeveria dhe institucionet që në mënyrë transparente të marrin vendime për tejkalimin e krizës dhe të konsultohen më gjerësisht për të gjetur zgjidhjet më të mira. Investimet financiare duhet të shërbejnë për transformimin e energjisë dhe jo për rikthim në teknologjitë e vjetruara, të vonuara dhe ndotëse”, paralajmërojnë ata. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    SERRAT NË MAQEDONI PARA MBYLLJES! Perime të hershme vetëm nga importi

    Lajmi i rradhës

    Çekalloviq: Gratë mbyllen në strehimore, dhunuesit shëtisin lirshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë