Edhe më të vegjlit sot u rikthyen në çerdhe. Gjithçka do të funksionojë sipas protokolleve ashtu si edhe vitin e kaluar. I vetmi ndryshim ka të bëjë me rritjen e numrit të fëmijëve në grupet nga 2 deri në 6 vjeç, nga 21 fëmijë sa ishin në këto grupe do të lejohen 25. Në pyetjen nëse rritja e numrit në këto grupe duhet të shihet me shqetësim për shkak të situatës me pandeminë, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, tha se ky vlerësim është bërë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Për respektimin e protokolleve, çerdhet do të mbikëqyren vazhdimisht nga inspektorët.
“Në disa herë kemi parashtruar kërkesë për rritjen e numrit të fëmijëve në grupe, por jemi refuzuar deri një javë më parë. 08:14 Edhe vitin e kaluar hapja e çerdheve ishte sfidë më vete. Të gjithë këtë e bëmë në koordinim me shërbimet inspektuese që janë edhe nga Ministria për Punë dhe Politikë sociale. Por ka pasur edhe inspektime të jashtëzakonshme nga ana e Inspektorati Shëndetësorë Sanitarë që është përgjegjës të kontrollojë se sa respektohen protokollet- deklaroi Jagoda Shahpaska- ministre për Punë dhe Politikë Sociale.
Numri i të punësuarve që kanë rezultuar pozitiv është 17, dhe 6 fëmijë. Megjithatë, Shahpaska tha se gjendja nëpër çerdhe është e qëndrueshme. Sipas saj, 71 % e stafit të punësuar në çerdhe janë të vaksinuar. E vetmja mënyrë për mbrojtjen e fëmijëve nga edukatoret e pa vaksinuar, jenë maskat dhe dezinfektuesi, deri sa ato të vendosin të vaksinohen.
Disa nga pika e protokollit në fjalë janë:
-Para hapjes së objekteve, të pastrohet dhe dezinfektohet i gjithë objekti dhe inventari.
-Pas dezinfektimit, të ajrosen ambientet.
– Institucioni duhet të ketë një termometër pa kontakt për secilën hyrje të institucionit.
– Duhet të ketë dezinfektues në hyrje të ndërtesave.
– Të sigurohet krevat dhe dy mbulesa për çdo fëmijë.
-Punonjësit duhet të largohen nga puna menjëherë, nëse kanë ndonjë simptomë të sëmundjes.
– Të bëhet një orar për pranimin e fëmijëve sipas grupit më një dallim kohore prej 10 minutash nëse ata hyjnë në të njëjtën hyrje.
Sipas protokolleve për mbrojtje nga virusi COVID-19, në çerdhet publike në vend mund të sistemohen 25, 687 fëmijë. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale nuk kishin të dhëna se edhe sa vende të lira janë në dispozicion. /Alsat M/