Çerdhet në Tetovë dhe Tearcë do të jenë gati në janar

    Në janar të vitit 2023 do të hapet çerdhja në Tetovë. Kështu parashihet në marrëveshjen me realizuesin e punëve për ndërtimin e së njëjtës. Këtë e ka tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, e pyetur se deri ku janë punët për ndërtimin e çerdhes në Tetovë. Ajo tha se rreth 40 për qind të punëve janë kryer dhe se punët shkojnë sipas të gjitha parashikimeve. Çerdhja, tha më tej Ministrja Trenevska, do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve evropiane përmes sistemit për efikasitet energjetik.

    “Çerdhja në Tetovë është duke u ndërtuar dhe 40 për qind e këtyre punëve janë realizuar. Ndërtimi i saj duhet të përfundojë deri në janar të vitit 2024. Investimet në këtë çerdhe janë përmes fondeve IPA, pra mjete evropiane, kurse projekti është fituar nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, pra diku mbi 800 mijë euro investohet në ndërtimin e kësaj çerdhe ku do të qëndrojnë fëmijë nga ky rajon, respektivisht nga Tetova. Çerdhja do të ndërtohet sipas të gjitha standardeve të Bashkimit Evropian përmes sistemit për efikasitet energjetik, e pajisur me kushte shumë modern dhe pajisje tjera edukative që janë të nevojshme për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare”, tha Ministrja, Jovanka Trençevska. Sipas saj, investimi në krijimin e më shumë hapësirave për edukim parashkollor krijon mundësi që fëmijët të kenë kushte moderne për të patur një zhvillim të hershëm edukativ si parapërgatitje për fillimin e procesit mësimor.

    “Kjo ka për qëllim që të përforcojmë kapacitetet dhe shkathtësitë e fëmijëve për procesin e arsimimit, duke patur parasysh periudhën e zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare, kjo ndikon dukshëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të fëmijëve, prandaj si qeveri, Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, investojmë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, me qëllim që sa më shumë fëmijë të kyçen në sistemin e edukimit parashkollorë”, deklaroi ministrja Trençevska. Ajo më tej tha se në të ardhmen me çerdhen do të udhëheq komuna e Tetovës, kurse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes bllok-dotacioneve do të mundësojë punësime në këtë çerdhe. Në Tetovë çerdhja do të ketë kapacitet për 250 fëmijë me sipërfaqe prej 1644 metra katrorë.

    Çerdhja e re në Tetovë është duke u ndërtuar tek oborri i shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”. Trençevska poashtu tha se edhe në komunën e Tearcës janë realizuar rreh 40 për qind të punëve për ndërtimin e çerdhes. Kapaciteti në sipërfaqe i çerdhes në Tearcë është rreth 2100 metra katrorë ku do të mund të qëndrojnë mbi 170 fëmijë. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Një drekë në Tiranë, më e shtrenjta në Ballkan!

    Lajmi i rradhës

    20 dollarë për kokë banori | Maqedonia ndër vendet me mirëqenie më të mirë në rajon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë