Leja e re e udhëtimit në të gjithë BE-në, që synon të lehtësojë lëvizjen nëpër bllok gjatë pandemisë, hyri në fuqi të enjten.
Çertifikata Dixhitale Covid – ose Çertifikata Digjitale e Gjelbër – do të përdoret si dëshmi që udhëtarët janë vaksinuar kundër Covid-19, kanë marrë një rezultat negativ të testit ose janë shëruar nga sëmundja.
Qëllimi i saj është t’u mundësojë njerëzve që të udhëtojnë më lehtë për punë dhe udhëtime nëpër Bashkimin Europian duke pakësuar dokumentet dhe duke anashkaluar karantinën.
Çertifikata është një mjet i përkohshëm. Përdorimi i saj do të pezullohet kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të deklarojë fundin e urgjencës shëndetësore ndërkombëtare të shkaktuar nga Covid-19.