Çfarë bëri Qeveria e kaluar me lojërat e fatit?

    Qeveria e re e po përgatit zgjidhje ligjore për revidimin e të gjithë asaj që Qeveria e mëparshme ka bërë lidhur me Lojërat e Fatit.

    Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet i bindur se janë shkelur ligjet, prandaj paralajmëroi rishikim gjithëpërfshirës, duke nënvizuar se do të ketë përgjegjësi për të gjithë shkelësit.

    “Përgatisim zgjidhje ligjore që do të nënkupton, e para revidim të të gjithë asaj që e ka dhënë qeveria e mëparshme, të gjithë ato pajtueshmëri që janë dhënë sepse ne jemi thellë të bindur se këtu ligjet janë shkelur dhe këtu dikush duhet të mbaj përgjegjësi…E dyta, duhet ta revidojmë qasjen, gjegjësisht mënyrën e tatimit, mënyrën e kushteve, vendndodhjet dhe kështu me radhë kështu që do të jetë një zgjidhje ligjore gjithëpërfshirëse, që do të jetë më e drejtë dhe njëkohësisht do ta gjejmë përgjegjësinë për të gjithë gjërat e paligjshme që deri tani janë bërë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

    Propozim-Ligji për Lojërat e Fatit, parashikonte dislokimin e lojërave të fatit 500 metra nga institucionet arsimore dhe fetare, ndërsa forconte kushtet dhe rriste vlerën e licencave të reja për kazino.

    Kjo sipas opozitës së atëhershme cilësohej si një mashtrim, duke nënvizuar se me këtë ligj nuk po bëhej largimi i lojërave të fatit prej fëmijëve dhe të rinjve, por në fakt ato po afroheshin edhe më shumë përmes pajisjeve dhe lidhjes së internetit.

    VMRO-DPMNE-ja dhe VLEN kritikonin se propozimi ishte një kamuflazh për të legalizuar veprimtaritë e jashtëligjshme të lojërave të fatit që ata i lidhnin drejtpërdrejt me dyshimet për përfshirjen e zv kryeministrit të parë të atëhershëm, Artan Grubi dhe personave të afërt të tij.

    Ky propozim ligj fillimisht kaloi në Kuvend, por më pas nuk e mori pëlqimin e ish presidentit Stevo Pendarovski, i cili refuzoi ta dekretojë, për shkak të keqpërdorimit të flamurit evropian. Ligji nuk arriti ta kalojë filtrin e kuvendit në leximin e tretë, pasi për të votuan vetëm 51 deputetë, ndërkohë që nevojitej shumicë prej 61 votash. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV ka shumë kirurgë plastikë, por jo radiologë dhe pediatër

    Lajmi i rradhës

    Protesta kundër bazës së asfaltit në Vizbeg, biznesmenët ankohen se është kancerogjene

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë