Sela: Ftoj qytetarët të dalin të votojnë në mënyrë masive (Video)

    Gazetare | Blerona Jakupi Zylbehari

    Edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës. Në deklaratën e tij, Sela apeloi që qytetarët të dalin dhe të votojnë masivisht sepse siç u shpreh, vetëm kështu demokracia do të marr kuptim, njofton Nistori.

    ”Ftoj qytetarët që të dalin sa më masovisht, sepse demokracia merr kuptim më tepër, sa më i madh të jetë numri i njerëzve që votojnë. Skeptikët që rrinë në shtëpi, duhet ta dinë që zhgënjimin që ata kanë mund ta thellojnë akoma më tepër. Duhet të dalin dhe masovikisht të votojnë.”

    Qytetarët të votojnë kandidatin që ata mendojnë, në qoftë se janë të kënaqur, të shpërblejnë politikën që është për tu shpërblyer, në të kundërtën ti dënojnë politikanët të cilët janë për ti dënuar, dhe të hapin shtigje për një perspektivë, ndryshim dhe një model ndryshe të qeverisjes, deklaroi Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Qytetarët kanë mundësinë e shenjtë për të vendosur se kush do të udhëheq në emër të tyre

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria heton kallëzimet për pengesa të mundshme në procesin zgjedhor të sotëm në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë