Çfarë ka biseduar Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët rus?

    Aleanca për Shqiptarët pyet BDI-në se, çfarë ka biseduar kreu i tyre i partisë Ali Ahmeti në takimet e fshehta me ambasadorët rus. Ahmeti këto ditë, sipas ASh-së, pranoi se ka pasur takime jo me një, por me disa ambasadorë të Rusisë në Shkup, ashtu si edhe me ambasadorin e Serbisë, njofton Nistori.

    “Mund të arsyetoheni se takimet me diplomatë të huaj janë normale për kryetarët e partive politike, por në këtë rast, bëhet fjalë për takime të fshehta dhe të papublikuara më parë. Asnjëherë nga BDI nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për takime të drejtuesve të kësaj partie me ambasadorët rus. Pyesim publikisht, pse janë mbajtur takimet të fshehta, çfarë është biseduar në këto takime, kujt i kanë shërbyer dhe çfarë ka buruar nga të njëjtat. Në veçanti pyesim Ahmetin a i ka zhvilluar këto takime para 27 prillit 2017 dhe para se t’i shitet parcela në Tetovë oligarkut rus, Daka Davidoviç. Një fjalë e urtë popullore thotë: “I keshmi të kesh”. Kështu i cilësojmë edhe akuzat dhe shpifjet e deritanishme të BDI-së ndaj opozitës shqiptare. Tani e kemi më të qartë se kush paska koketuar me agjenda ruse, fshehurazi dhe pas shpinës së qytetarëve.” – kumtojnë nga ASh.

    Ndryshe, reagimi i ASh-së vjen pasi kryetari i BDI-së në promovimin e librit të Enver Hoxhës, “Përplasja e madhe – Si po e lufton Rusia – Kosovën dhe Ballkanin”, foli për për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që i ka përshkruar gjatë kohëss ka drejtuar diplomacinë kosovare, e që lidhen me luftën e Rusisë kundës Kosovës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Harta e re e gjyqësorit apo distancim nga qytetarët?

    Lajmi i rradhës

    Si të trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë