Çfarë shkruajnë mediumet në Greqi për faktin se Maqedonia e Veriut do të pranojë afganë?

    Mediat greke i përkushtuan vëmendje lajmit se Maqedonia e Veriut do të pranojë afganë në vendin e vet.

    “Maqedonia e Veriut do të pranojë popullatë civile nga Afganistani”. “Zaev: Maqedonia e Veriut do të pranojë popullatë civile nga Afganistani”, “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të gatshme për të pranuar emigrantë nga Afganistani”, “Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i hapin dyert për emigrantët aftanë”, janë disa nga titujt të mediave greke të cilat e përcjellën edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev.

    “Kryeministri i vendit, Zoran Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut ka njoftuar SHBA-të se janë në dispozicion për të ndihmuar në shpëtimin e qytetarëve nga Afganistani”, shkruan agjencia greke ANA-MPA.

    Ndryshe, sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot njoftoi se Instituti nacional për demokraci ka kërkuar streho, edhe për 200 personave të tjerë nga Afganistani. Këtij numri i shtohet edhe 186 personat të cilët më herët Qeveria e Maqedonisë njoftoi se do t’i strehojë. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Masat e reja kundër virusit Covid-19 | Mbyllen klubet e natës, restorantet, ndërsa sallat e dasmave do të punojnë deri në ora 22:30

    Lajmi i rradhës

    Trajtoni dhimbjet e syve me metoda natyrale në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë