Masat e reja kundër virusit Covid-19 | Mbyllen klubet e natës, restorantet, ndërsa sallat e dasmave do të punojnë deri në ora 22:30

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë takimit që pati sot me Odën e Hotelerisë dhe Turizmit janë pajtuar që të marrin masa të reja anti-COVID.

    Nga kjo Odë kanë njoftuar se nga data 20 gusht, do të mbyllen klubet e natës, deri më 1 shtator, ndërkaq restorantet e kafeteritë do të punojnë deri në ora 22:30.

    Sipas njoftimit, do të zvogëlohet edhe numri i dasmorëve nëpër dasma, nga 300 sa ishte në 150 dasmorë.

    “Masat janë nga data 20.08.2021: Sallat e dasmave deri në ora 22:30, kapaciteti i klientëve 150 të pranishëm. Klubet e natës dhe diskotekat mbyllen deri më 01.09.2021. Të gjitha restorantet ditore, kafiteritë etj punojnë deri 22:30”, thuhet në njoftimin e Odës, Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

    Tutje, bëhet e ditur se “Nga data 20.08.2021 pa dëshmi vaksinimi apo test PCR nuk lejohen klientët në asnjë nga ambientet Hoteliere-Gastronomike”.

    Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka njoftuar se ministri Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se në takim do të diskutohet për ndërmarrjen e masave të reja antiCOVID-19, transmeton Telegrafi.

    “Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Konferenca në lidhje me masat e reja mbahet nga ora 19:30.

    Lajmi Paraprak

    Turqia ndërton murin gjigant përgjatë vijës kufitare me Iranin, dëshiron të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani

    Lajmi i rradhës

    Çfarë shkruajnë mediumet në Greqi për faktin se Maqedonia e Veriut do të pranojë afganë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë