“Çfarë të blejmë, pa para nuk i japin” / Frutat dhe perimet super luks për qytetarët e RMV

    Çmimet e larta të produkteve dhe të ardhurat e ulëta të qytetarëve çdo ditë e më shumë ndikojnë në uljen e fuqisë blerëse në tregun e Bit Pazarit.

    Qytetarët kanë interesim, por nuk mund të furnizohen me të gjitha produktet e nevojshme. Thonë se dita ditës shkurtojnë listën e blerjeve.

    “Çfarë të blejmë, pa para nuk i japin këto shitësit… Çmimet viran, me 12 mijë denarë sim und të jetojmë në kohën e sotme. Çfarë me bërë turshi, 60-80 denarë, nuk kemi bërë as turshi.. Çfarë të bësh, ja 150 denarë preshi, as një pite nuk mund ta bësh”, tha një qytetar.

    “Çmimet shtrenjtë janë, çka me ble speca, domate…. Më pak, më pak, kot, rrogat e vogla”, u shpreh një qytetar tjetër.

    “Çmimet janë pak më të larta, normalisht, sepse po vjen viti i ri, ai që ka para do ta blejë mallin më të mirë, ai që nuk ka e blen atë mesataren…Unë kam marrë bishtaja prej 80 ka filluar në shtator, tani u bë 120, tani 140 mora”, theksoi një qytetar.

    “Çmimet janë shtrenjtë, tani për tani për standardin tonë janë shtrenjtë, edhe koha e turshive, edhe nuk ka mjaftushëm, ajo që është nuk është cilësi… Turshi kam marr vetëm speca, çmimet e specave për ajvar, 100 denarë kilogrami”, tha një qytetar.

    Të pakënaqur edhe shitësit, ata thonë se produktet u mbeten për disa ditë pa shitur, gjë që më pas ndikon në prishjen dhe hedhjen e tyre.

    “Me të tregu realitetin unë këtë mall e kam që dje, shitje nuk ka fare fare, edhe çmimet nuk janë shumë të larta, por buxheti shumë i dobët i popullatës që ai dëshiron të vendos turshi, të blejë diçka, por 70 denarë një kilogram speca, nuk ka mundësi me ble, këtu duhet të mendoj edhe shteti, duhet të mendoj për popullin. Me 5000 denarë sociale, çfarë do të bëjë ai, a do marrë ilaçe, a do paguaj rrymën, a do të merr diçka për të ngrënë, a dëshiron të bëjë ndonjë turshi. Jashtëzakonisht është dobët krahasuar me vitet e kaluara”, tha një shitës.

    “Shumë dobët, shumë dobët… Ja kam gjëra 10 denarë, lakra 30 denarë, por është shumë dobët. Në sasi nuk mund të harxhosh asgjë, ne kemi shumë harxhime, këtë askush nuk e llogarit, këtu nuk shitet asgjë. Këtë askush nuk e merr parasysh”, theksloi një shitës.

    “Çmimet nuk janë të lira, janë të larta, njerëzit nuk kanë të holla me ble, dallimi sivjet me vjet është shumë i madh, më pak ka shitje, se çmimet janë më të larta, rrogat të dobëta, nuk mund t’ja dalin qytetarët…Normal që kemi humbje se ky mall nëse nuk shitet brenda dy ditëve duhet të hidhet, nuk mund të mbijetojë mbi dy ditë”, pohoi një shitës.

    Qytetarët tashmë një kohë të gjatë po ballafaqohen me çmime të larta, shporta konsumatore ka  arritur në rreth 50 mijë denarë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: zgjedhjet të mbahen në prill

    Lajmi i rradhës

    Ujërat e zeza përfundojnë në tokat e banorëve të Rashçes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë