Çfarë tha Putini në fjalimin e tij propagandues prej dy orësh?

    Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim dy orësh sot në Moskë, shkruan BBC.

    Gjatë këtij fjalimi si gjithnjë u mundua të bind qytetarët e vendit të tij, se kinse gjithçka është në rregull dhe se është duke punuar që vendin e tij ta bëjë “të përkryer”.

    Më poshtë ju sjellim disa prej temave që Putini i preku gjatë fjalimit të tij propagandues, që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat ruse.

    Ai tha se Perëndimi dëshiron ta shoh Rusinë duke “vdekur”, por se sipas tij nuk i kanë bërë mirë “llogaritë” duke ditur “unitetin” e popullit rus.

    Gjithashtu paralajmëroi se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë, do të kishin pasoja “tragjike”.

    Në anën tjetër, i pari i Kremlinit bëri të ditur se shumica e rusëve “mbështesin” pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, që tani ka hyrë në vitin e tre të luftës.

    Si gjithnjë retorika e tij kërcënuese është e pashmangshme sa herë që i jepet rasti të shfaqet në ekranet televizive.

    Putin tha se retorika e perëndimit po “kërcënon një konflikt me përdorim të armëve dhe shkatërrim të civilizimit”.

    E si formë kërcënimi ai përmendi se armët bërthamore të Rusisë janë në “gatishmëri”.

    Lajmi Paraprak

    “Politikanët të bëjnë dallimin ndërmjet aktiviteteve partiake dhe atyre shtetërore”

    Lajmi i rradhës

    Anketa: 51% e të rinjve në Maqedoni, pre e dhunës kibernetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë