Çfarë thanë partitë politike në RMV në ditën e nëntë të fushatës!

    Partitë politike dje kanë zhvilluar takimet e tyre me qytetarët e vendeve të ndryshme ku kanë prezantuar programet e tyre bashkë me kandidatët përkatës për kryetar komune. Përndryshe dje ishte dita e nëntë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 njofton Nistori.

    “Më mirë për Tetovën”: Pse me paratë tona të ndërtohen dy herë stacione të autobusëve urban?

    “Nuk e kuptojmë se pse me paratë dhe tatimet tona dy herë të ndërtohen stacione të autobusëve urban edhe atë në mes të fushatës” deklaroi Memeti para mediave.

    “Më mirë për Tetovën” pyet Teuta Arifin se a ka pasur konkurs për projekt ideor të këtij projekti? Pse komuna te ne bën punët shkel e shko dhe gjysmake në vend që të ketë një qasje serioze dhe Tetovës ti jep një sharm urban?

    “Më mirë për Tetovën” kërkojnë llogari dhe transparencë andaj dhe janë këtu para jush me një ekip njerëzish me integritet dhe profesionist të dëshmuar në fushat e veta, që me këshillin e ri do t’i japin një qasje të re komunës së Tetovës.

    Platforma e “Më mirë për Tetovën” bazohet në tre shtylla: Llogaridhenie dhe transparencë, ambienti pastër dhe hapësira të gjelbërta publike si dhe qytet me plan të qëndrueshëm urbanistik.

    Arifi: Arsimi gjithmonë për ne ka qenë i rëndësishëm

    Teuta Arifi dje para mediave në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore shpalosi pjesën e programit që ka të bëj me arsimin dhe me zhvillimin e procesit mësimor.

    “Për ne gjithmonë ka qenë një prioritet shumë i rëndësishëm zhvillimi sa më i madh dhe përparimi i procesit arsimor si në kuptimin infrastrukturor ashtu edhe në kuptimin e kualitetit të mësimdhënies. Gjatë peridhës së kalur kemi arritur të realizojmë më shumë projekte, normalisht në bashkëpunim intenziv me qeverinë janë kompletuar katër salla sporti vlera e të cilave ka arritur prej 60 milionë denarësh” deklaroi para mediave Teuta Arifi.

    Arifi theksoi se në bashkëpunim me menaxhuesit e shkollave të tjera kanë bërë rikonstruim infrastrukturor në të gjitha shkollat pa përjashtim. Plani i katër viteve në vijim është të përfundohen të gjitha procedurave të shkollës në fshatin Sellcë, si dhe edhe disa shkolla që nuk kan salla sporti të pajisen me salla sportive, digjitalizimi i plotë i procesit mësimor, shtimin e numrit të shkollave me kompletim me inverterë për nxemje.

    Nistori: A mund ta dinë banorët e fshatit Sellcë se kur do të jet gati shkolla?

    “Mjetet në buxhetin shtetëror janë të parapara, nëndërkohë në planin i cili punohet ka pasur disa aspekte juridike dhe procedurale të cilat janë në tejkalim e sipër dhe me ridhënien e lejes dhe me plotësimin e disa procedurave të tjera nuk do të ketë asnjë pengesë që mi nistria e arsimit të shpallë procedurën për furnizim publik për shkollën në sellcë” Teuta Arifi kandidate për komunën e Tetovës.

    Nistori: “Deadline” për shkollën në Sellcë?

    “Ajo është me rëndësi procedura të përfundoj mandej gjërat ecin para, sikur rastet tjera” deklaroi Arifi.

    Murseli: Në qeverisjen time pensionistët në Tetovë do të kenë përkujdesje meritore

    Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e koalicionit ASH-AAA, Vullnet Murseli gjatë ditës së sotme ka takuar antarët e Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.

    Ai ka thënë se ata ia kanë kushtuar tërë jetën Tetovës dhe sado që mundohemi për ta asnjëherë nuk mund të barasvlerësohet me kontributin e tyre.

    “Sot takova anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve ku bashkëbiseduam për shumë gjëra që kanë të bëjnë me ta. Ata janë, prindërit, gjyshet dhe gjyshërit, tanë, meritojnë vëmendjen dhe kujdesin më të madh. Falemnderit për gjithçka që keni bërë për ne”, tha kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli.

    Bexheti: PDSH do t’ia rikthejë shpresën Tetovës

    Ka vazhduar fushata e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe bartësi i listës së këshilltarëve, Pajtim Thaci.

    “Unë, Sadi Bexheti si kryetar i ardhshëm i komunës së Tetovës, me anë të projekteve konkrete për vendbanimet e malësisë së Tetovës, bashkë me këshilltarët me afate konkrete kohore do t’i realizojmë ato projekte, si rehabilitimi i rrugëve, zgjidhjen e ujit të pijshëm, zhvillimin e turizmit malor, hapja e vendeve të reja, programe të veçanta me stimulim finaciar për bujqësi dhe blegtori, punë për të rinjtë, zgjidhja e deponive të egra dhe projekte të tjera me rëndësi vitale, me të vetmin qëllim, të rritet cilësia e jetës suaj dhe mos shpërngulja e rinisë”, është shprehur Bexheti.

    Në fund kandidati për kryetar komune, Bexheti i ftoi banorët që të votojnë numrin 11 si dhe listën e këshilltarëve të PDSH-së, sepse me njerëz të zot ne mund ta rikthejmë shpresën./Nistori/


    Lajmi Paraprak

    “Të gjithë me dhunë i merrnim gjatë natës” | Ish-detektivi kinez tregon sesi i kishin torturuar ujgurët

    Lajmi i rradhës

    Djali i Musa Xhaferit sulmon fizikisht kreun e KRRE-së, Marko Bislimovski (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë