Më 17.02.2021 në RMV filloi vaksinimi kundër COVID-19.
Deri më 06.06.2021, është aplikuar për:
- 60.526 doza të Pfizer/Biontech (43.441 me dozën e parë dhe 17.085 me dozën e dytë),
- 45.168 doza të Sputnik V (22.875 me dozën e parë dhe 22.293 me dozën e dytë),
- 32.875 doza të AstraZeneca (32.843 me dozën e parë dhe 32 me dozën e dytë) dhe
- 251.705 doza Sinopharm (147.998 me dozën e parë dhe 103.707 me dozën e dytë).
Deri më 06.06.2021 janë vaksinuar gjithsej 247.157 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID – 19. Dy doza kanë pranuar gjithsej 143.117 persona.
VLERËSIMI I RREZIKUT NGA PËRHAPJA E MËTEJSHME E COVID-19 DHE MASAT E REKOMANDUARA
Deri më 30.05.2021 numri reproduktiv i të infektuarve me COVID 19 (RO) në RMV është 0,67.
Grafiku 6. Incidenca ditore në 100.000 banorë dhe R0, COVID-19, RMV deri më 06.06.2021
Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhet në fazën 1 (raste sporadike), nën nivel 2, me kapacitete adekuate për reagim.
Për më shumë informacion në lidhje me masat kufizuese vizitoni vlada.mk | Sektori i epidemiologjisë të sëmundjeve infektive | Instituti i shëndetit publik. /Nistori/