Cilat parti politike janë ‘për’ dhe ‘kundër’ grevës në arsim?

    VMRO-DPMNE-ja opozitare i jep mbështetje të plotë grevës së përgjithshme në arsim dhe kopshte që do të nis të hënën. Nga kjo parti thonë se të punësuarit në këto fusha duhet të marrin rritjen e merituar të pagës në përputhje me Marrëveshjen Kolektive. Gjithashtu, VMRO-DPMNE kërkon nga qeveria që të nivelizojë koeficientët e kompleksitetit të vendeve të punës sipas rritjes së pagës minimale. Ndërkohë, nga LSDM-ja u përgjigjën se VMRO-DPMNE është partia e fundit që mund të flasë për paga sepse, sipas LSDM-së, në kohën e regjimit të VMRO-DPMNE-së punëtorët janë konsideruar si krahu i lirë, mësuesit janë poshtëruar dhe kanë qenë nën presion të vazhdueshëm.

    “Sindikata ka të drejtë të plotë të shprehë të drejtën e revoltës dhe të kërkojë realizimin e të drejtave të punëtorëve që duhet ti kenë. Në vend që të ushtrojë presion mbi sindikatat dhe punëtorët, qeveria duhet të mbajë premtimet e saj për paga më të larta. Le të mos justifikohen se nuk mund t’i rrisin pagat, sepse këto ditë shohim qeveritarë që bëjnë marrëveshje të errëta me paratë që mund të përdoren për të rritur pagat, e jo të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve”, tha Vesna Janevska, VMRO-DPMNE

    “Të gjithë e kujtojmë atë kohë të çmendurisë monumentale, kur pagat ngriheshin dhe punëtorët trajtoheshin si fuqi punëtore e lirë. Me LSDM-në, pagat po rriten më shpejt, në mënyrë të qëndrueshme, përmes zgjidhjeve sistematike në të gjithë sektorët. Në arsimin fillor dhe të mesëm, LSDM ka rritur pagat për 21%. Nga viti 2016, paga e punëtorëve në çerdhe është rritur për më shumë se 16%, që mesatarisht do të thotë rritje nga 4.300 për kujdestaret e deri në 5.700 denarë për edukatoret”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, vazhdon prerja ilegale e pyjeve

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski u bën thirrje mësuesve që prioritet të kenë interesat e nxënësve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë