Cilët janë dënimet që marrin fëmijët në RMV për vepra penale?

    Veprat penale te fëmijët janë prezente në çdo shoqëri, përfshirë edhe vendin tonë, dhe delikuenca tek fëmijët është një dukuri që manifestohet në forma të ndryshme. Ne jemi të njohur me dukuritë devijante dhe kriminale si shoqëri, por nuk dihen shumë përgjegjësitë penale që kjo kategori e personave, pra fëmijët kanë, theksoi në Ditë e Re, Blerta Ahmedi, profesoresh e delikuencës së fëmijëve. Ajo tha se ligji në vendin tonë parasheh dënime edhe për personat nën 18 vjeç, në bazë të veprës penale, por fëmijët shumë pak i dinë pasojat që vijnë pas veprimeve të tyre.

    “Në bazë të legjislacionit tonë fëmijët të cilët nuk e kanë mbushur moshën 18 vjeçare konsiderohen fëmijë dhe ata kanë përgjegjësi penale dhe janë persona jo të pjekur dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që shkaktojnë veprimet të cilat ata i ndërmarrin por gjithsesi kanë përgjegjësi penale, ekziston një moshë minimale e përgjegjësisë penale që është mosha 14 vjeçe dhe nga mosha 14 deri në 18, këto persona nëse vijnë në kontakt apo në konflikt me ligjin do të bartin përgjegjësi penale dhe do t’ju shqiptohen edhe sanksione penale për fëmijë”, tha Blerta Ahmeti në Ditë e Re.

    Ahmeti theksoi se në raste të veprave penale më të rënda, gjykata mund të vendosë edhe dënime me burg për fëmijët.

    “Praktika tregon se fëmijët i shohin si kryerës të veprave të ndryshme penale dhe në raste më ekstreme për vepra penale më të rënda, të cilat kanë një shkallë më të lartë të përgjegjësisë, në rrethana rënduese, gjykata mund të shqiptojë edhe burg për fëmijë”, deklaroi Blerta Ahmeti, profesoresh e delikuencës tek fëmijët.

    Sipas të dhënave statistikore fëmijët në vendin tonë kryejnë vepra të ndryshme penale, por ato që janë më të shumta janë veprat penale të vjedhjes, grabitjeve, vepra penale kundër shëndetit të njerëzve, kryesisht narkomani, përdorimi dhe shitja e lëndëve narkotike.

    Lajmi Paraprak

    Kostadinovski: nuk është e vërtetë se “balancuesi” është shfuqizuar

    Lajmi i rradhës

    Lufta e korrupsionit, sa për sy e faqe!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë