Çka nëse VMRO-DPMNE i ofron koalicion ASH-së për zgjedhjet parlamentare?!

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,  Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt” i është përgjigjur edhe pyetjes se a do të pranonte koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE me lista të përbashkëta, kurdo që do të kishte zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Sela është përgjigjur me: “Jo, mos e zgjat”.

    Ai poashtu ka treguar se kujt i faturohet rënia për 20 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare.

    “Rënia faturohet nga unë e të secili aktivist i cili ka marrë për obligim dhe ka pranuar me vullnetin e lirë që të jetë anëtarë i Aleancës për Shqiptarët. Pra të gjithëve”, tha ai

    Në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit Zaev, Sela ka deklaruar se secili që merret me politikë duhet ta bëjë një akt të tillë, nëse e premton.

    “Është thjeshtë një vendim që ai e ka marrë. U deklarua publikisht se do të japë dorëheqje nëse do ta humbasë qytetin e Shkupit dhe tani ai paralajmëroi dorëheqje dhe sot e kësaj ditë nuk ka dorëzuar një të tillë në parlament. Është një akt që i takon secilit që merret me politikë që ta bëjë një akt të tillë. Unë nuk kam pse t’i dalë në mbrojte, vetëm e përshëndes dorëheqjen e tij dhe të shkojë në opozitë bashkë me partnerët e tij”, theksoi Sela.

    Lajmi Paraprak

    Përse na tronditin mitet?

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Maqedonisë do të bëhet me gjashtë deputetë të rinj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë