Kuvendi i Maqedonisë do të bëhet me gjashtë deputetë të rinj

    Kuvendi sot në seancë plenare duhet t’i verifikojë mandatet e deputetëve të rinj për shkak se disa deputetë të Kuvendit janë zgjedhur për kryetar komune në zgjedhjet lokale.

    Zgjedhjet lokale 2021 sollën ndryshime në përbërjen kuvendare për shkak se katër deputetë filluan në rreth të parë.

    Fituesit janë Kostadin Kostadinov nga LSDM i cili është zgjedhur kryetar i Strumicës, ndërsa në vendin e tij vjen Ljubica Spasova me numër rendor 12.

    Timço Mucunski është kryetar i Komunës së Aerodromit dhe në vend të tij vjen Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE i cili ishte në vendin e tetë të partisë në njësinë e parë zgjedhore.

    Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE tani është kryetar i Butellit, ndërsa atë do ta zëvedndësojë Zoran Kocevski, ndërsa Ivan Jordanov nga e njëjta parti tashmë është kryetar i Shtipit, ndërsa në vendin e tij vjen Dragan Kovaçki.

    Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kryetar u zgjodhën Bilall Kasami nga Lëvizja Besa dhe Kiril Pecakov nga VMRO-DPMNE.

    Lajmi Paraprak

    Çka nëse VMRO-DPMNE i ofron koalicion ASH-së për zgjedhjet parlamentare?!

    Lajmi i rradhës

    Ndërpritet transporti publik në Tetovë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë