Çka u pengon investitorëve të huaj në RMV?  

    Mungesa e fuqisë punëtore profesionale, inflacioni i lartë dhe korrupsioni, rritja e kostove të energjisë, pasiguria ligjore, si dhe paparashikueshmëria e politikave ekonomike të shtetit. Investitorët e huaj ndër të tjerash presin stabilitet politik dhe parashikueshmëri të biznesit për investime në vend. Këto janë gjetjet kryesore të anketës “Treguesi i investimeve në biznes” i realizuar në periudhën 20 nëntor deri më 12 dhjetor nga Këshilli i investitorëve të huaj, ku thuhet se vetëm 43 për qind e investitorëve të huaj do të vendosin sërish të investojnë para në Maqedoni. Taksat e ulëta dhe klima e favorshme e biznesit janë përparësitë më të mëdha për investime, ndërsa për disa prej tyre efekt të mirë kanë edhe kostot e ulëta të prodhimit, stabiliteti politik dhe infrastruktura e mirë.

    Sipas kryetarit të Këshillit të Investitorëve të Huaj, Viktor Mizo, 45 për qind e kanë rritur prodhimin në vitin 2022, 36 për qind e kanë ulur atë dhe 19 për qind kanë mbetur të njëjta. Rreth 37 për qind e tyre nuk janë të kënaqur me infrastrukturën ekzistuese, 50 për qind janë pjesërisht të kënaqur dhe vetëm 10 për qind janë plotësisht të kënaqur.

    “Rreth 90 për qind e kompanive u përballën me problem në gjetjen e stafit të përshtatshëm, veçanërisht të stafit inxhinierik dhe teknik. Për këtë, sipas tyre, problemi kryesor është emigracioni, interesimi i pamjaftueshëm për të punuar në industri dhe përvoja e pamjaftueshme praktike. Pothuajse çdo kompani ka një rritje pagash prej 10 deri në 20 për qind për shkak të inflacionit dhe rritjes së konkurrencës në tregun e punës. Problem i veçantë për ta është personeli i sektorit të IT-së, të cilët kryesisht punojnë në kompani të huaja të njohura të IT-së, prandaj nuk janë të interesuar të punojnë për investitorët vendas”, thekson Mizo.

    Rezultatet e anketës tregojnë një përkeqësim relativ të kënaqësisë së kompanive me infrastrukturën e vendndodhjes ku ato operojnë. Kështu, 53 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se janë pjesërisht të kënaqur, dhe 10 për qind se janë të kënaqur. Gati një e treta apo 37 për qind e të anketuarve nuk janë të kënaqur.

    Për sa i përket vlerësimit të kënaqësisë me punën e institucioneve përgjegjëse për shërbimet e kujdesit të mëtejshëm, 56 për qind e kompanive të anketuara janë përgjigjur se cilësia e shërbimeve ka rënë ose është po aq e pafavorshme krahasuar me vitet e kaluara, duke shpjeguar se asnjë ose shumë pak propozime dhe rekomandimet janë pranuar nga institucionet përkatëse.

    Si prioritetet më të rëndësishme në të cilat duhet të fokusohen institucionet shtetërore në 12 muajt e ardhshëm, kompanitë udhëzojnë përmirësimin e infrastrukturës, zbatimin e rregullave dhe standardeve më të fundit ndërkombëtare të kontabilitetit, si dhe rishikimin e kontratave të ndihmës shtetërore lidhur me kostot e justifikuara të investimit, si dhe harmonizimi i tarifave doganore për importin e produkteve që vijnë nga vendet e treta dhe të mos ketë barriera burokratike shtesë. Ata po kërkojnë gjithashtu lehtësimin e rregullave dhe procedurave për hyrjen dhe punën e shtetasve të huaj, si dhe përmirësimin e shërbimeve për investitorët ekzistues.

    Sa i përket rezultateve të arritura në vitin aktual, 45 për qind e të anketuarve kanë vërejtur rënie të vëllimit të prodhimit të planifikuar si pasojë e uljes së porosive nga jashtë, mungesës së lëndëve të para dhe repromaterialeve, si dhe mungesës së fuqisë punëtore.

    Pavarësisht kësaj rënie të vëllimit të prodhimit, numri i të punësuarve në kompanitë e huaja të anketuara në vitin 2023 shënoi një rritje prej 9 për qind ose gjithsej 38,000 punonjës. Kërkohet edhe ndihmë e re shtetërore për të zbutur pasojat e krizës, për rritjen e pagave dhe mbajtjen e likuditetit apo disponimit me para të gatshme.

    Gjysma e kompanive të anketuara marrin ndihmë shtetërore në një mënyrë ose në një tjetër dhe 39 për qind e tyre kanë bërë një investim të ri në katër vitet e fundit. Kompanitë e huaja që janë anëtare të Këshilli kanë e të ardhura vjetore mbi 7.7 miliardë euro, investime vjetore mbi 400 milionë euro, dhe një peshë prej 78 për qind në totalin e eksporteve të vendit. Kryesisht bëhet fjalë për kompani nga sektori i prodhimit (70 për qind ), të shërbimeve (20 për qind) dhe tregtisë (10 për qind ) nga SHBA, Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe, Belgjika, Greqia, Sllovenia, Turqia, Tajvani etj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kufiri i përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, u ratifikua marrëveshja në Kuvendin e RMV-së

    Lajmi i rradhës

    LSDM e sheh shpëtimin te shqiptarët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë