Çmime më të larta dhe pa gaz, ky dimër do të jetë më i vështirë se vitin e kaluar

    Foto: AIM

    Shteti nuk do të lejojë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike. Rregullatori siguron se ka mekanizma që do të pengojnë rritjen e energjisë elektrike me 30, 40 apo 50 për qind.

    Sonte në emisionin “Magazina Ekonomike”, kreu i Rregullatorit Marko Bislimovski thotë se tani për tani është herët të thuhet se sa do të jetë rritja, por thotë se nuk do të ndodhin pakënaqësi sociale.

    Megjithatë, realiteti është se rritja e çmimeve është i pashmangshëm.

    “Do të kemi një sezon të vështirë ngrohjeje, shumë më të vështirë se vitin e kaluar. Vitin e kaluar ka pasur gaz natyror, ka pasur energji elektrike, e kam fjalën për tregun evropian, por çmimet kanë qenë shumë të larta. Tani çmimet janë edhe më të larta se vitin e kaluar dhe mund të ketë probleme me furnizimin me gaz natyror”, tha Marko Bislimovski Kryetar i KRrE-së.

    Deri në fund të këtij muaji, kompanitë energjetike nga vendi duhet të dorëzojnë përllogaritjet për kostot e tyre që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e çmimit për amvisëritë.

    Nuk dihet ende se sa do të jetë pjesa e energjisë elektrike, që termocentralet shtetërore do t’i japin Furnizuesit Universal, normë që ka peshën më të madhe në çmimin e energjisë elektrike.

    Ndërkohë do të përfundojë hartimi i rregulloreve të reja, të cilat do të vendosin tarifa të reja për llogaritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ato familje që shpenzojnë më shumë do të kenë çmime më të larta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    RMV, kush pritet të jenë ambasadorët në OSBE, Sofje dhe Oslo?!

    Lajmi i rradhës

    Gjykata Penale në Shkup vazhdon të mbetet pa kryetarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë