Çmimet e larta të derivateve të naftës, qytetarët vazhdojnë të përdorin makinat

    Vetëm dy për qind të qytetarëve të Maqedonisë përdorin biçikletën si mjet transporti. Këto të dhëna janë marrë nga regjistrimi i fundit i popullsisë në vend. Të dhënat thonë se mjeti më i përdorur i transportit është makina pasi 35% e popullsisë e përdorin çdo ditë.

    Një e pesta ose 20 % shkojnë në këmbë dhe 7% përdorin transportin publik me autobus.

    Enti shtetëror statistikor

    Automjetet

    Biçikleta 2.3%

    Autobus 7%

    Në këmbë 20%

    Makinë 35%

    Statistikat tregojnë se 40 % e meshkujve kryesisht shkojnë me makinë në punë, rreth 17 % shprehen se ecin në këmbë dhe vetëm 4,4 % me autobus. Biçikletat përdorin 2,6 % ndërsa motoçikleta më pak se 1 %.

    Gratë, nga ana tjetër, zakonisht shkojnë në punë në këmbë respektivisht mbi 27 për qind, më pas rreth 19% me makinë, 11% përdorin autobusin e qytetit dhe më pak se 2 %  përdorin biçikletë.

    “Njerëzit gjithmonë do të gjejnë rrugëdalje nga situata dhe do të gjejnë mënyrë për të vozitur. Mendoj se qyteti nuk është gati për biçikletë, nuk kemi kulturë për këtë,” tha një anketuese.

    “Jam gati 68 vjeç, por nuk ka ditë që nuk i kaloj 30 kilometra.” tha një anketues.

    Çmimi i karburanteve thyen rekorde çdo ditë, por as kjo nuk e ul rrëmujën në trafik. Reagimet në rrjetet sociale për çmimin e benzinës dhe naftës nuk ndihen në rrugë.

    “Qytetarët jo vetëm që nuk duan të heqin dorë nga kënaqësitë, sidomos nga makina pavarësisht çmimeve të larta të karburantit, por kamera jonë ka zbuluar se shumica e automjeteve kanë nga një pasagjer”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE kundër kërkesave bullgare, Radev kërkon që vetoja të mos lëvizë

    Lajmi i rradhës

    Pamjet kur Kurti dhe Larry Rossin takohen me Krasniqin në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë