Çmimet e produkteve në RMV po rriten, kompanitë nuk gjobiten

    Kanë kaluar gati dy muaj që kur sektori i ushqimit ka filluar të përdorë energjinë elektrike të subvencionuar nga shteti, por qytetarët ende nuk vërejnë ulje të çmimeve të ushqimeve nëpër tregje. Me përjashtim të disa produkteve bazë, çdo gjë tjetër ose shitet me të njëjtin çmim si para dhjetorit ose ka rritje të çmimit, në kundërshtim me obligimin për ulje prej të paktën 10%. Aktivisti i drejtësisë sociale, Zdravko Saveski thotë për Alsat se qeveria duhet t’u japë kohë kompanive shtatë ditë për të ulur çmimet dhe nëse ende nuk ka ndryshim, duhet të gjobiten.

    “Shteti është i detyruar jo vetëm të ndalojë subvencionin, por të kërkojë nga kompanitë kthimin e subvencioneve sepse padyshim, si çdo marrëveshje, nëse pala e dytë nuk e respekton marrëveshjen, pala e parë mund të kërkojë kthimin e fondeve të dhëna”, deklaroi Zdravko Saveski, aktivist për drejtësi sociale.

    Për deklaratat e disa ministrave të fushës së ekonomisë edhe vetë kryeministrit se masa për energji më të lirë ekonomike për prodhuesit e ushqimit ka dhënë rezultat dhe ka ulje, Saveski thotë të tregojnë saktësisht se ku bëjnë pazar dhe çfarë konkretisht është ulur. Megjithatë, Ministria e Ekonomisë mbetet i mendimit se çmimet janë në rënie dhe do të pasojë një periudhë stabilizimi.

    “Ne si Qeveri sjellim politika dhe masa për stabilizimin e tregut. A mund ne të ndikojmë në çmimet e importeve nga jashtë vendit? Nuk mund të ndikojmë në këtë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

    Por qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se po e kalojnë këtë muaj me vështirësi.

    “Asgjë nuk është më lirë, nuk e kam vënë re, në mëngjes isha, të njëjtat çmime gjatë gjithë kohës”.

    “Nuk ka më lirë, nuk ka as standard, nuk ka asgjë. Gjithçka është shkatërruar”

    Në bursat botërore ka rënie të vazhdueshme të çmimeve të energjisë dhe grurit, që do të thotë se edhe pa subvencione të energjisë elektrike, kompanitë kanë hapësirë për uljen e çmimeve të produkteve finale. Mirëpo, edhe Enti Shtetëror i Statistikave ka konfirmuar se produktet ushqimore në vend shiten me çmime të vjetra – të larta. Ai bëri të ditur se në muajin dhjetor, krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar, inflacioni është ulur për vetëm 0.2 për qind të parëndësishme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Problem edhe në gjysmë – vjetorin e dytë me mungesën e teksteve shkollore

    Lajmi i rradhës

    Cana: Nuk ka hapësirë për shqetësim në lidhje me llojin e virusit “Kraken”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë