Çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

    Komisioni Rregullator për Energjetik solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,27% në raport me vendimin e datës 26.6.2023.

    Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshojnë.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,022 den/kg dhe do të jetë 41,029 den/kg.

    Nga data 04.07.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 80,00 (denarë/litër)

    EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 82,00 (denarë/litër)

    EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 70,00 (denarë/litër)

    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 69,00 (denarë/litër)

    Mazut М-1 SU 41,029 (denarë/kilogram).

    Lajmi Paraprak

    Të moshuarit në Gjermani kanë më shumë hapësirë për banim

    Lajmi i rradhës

    Analistët i quajnë të njëanshme masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, thonë se Qeveria duhet t’i trajtojë me seriozitet kërkesat e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë