Çmimet rriten, qytetarët e paguajnë faturën e shtrenjtimit

    Shtrenjtimet po e dëmtojnë standardin e qytetarëve. Ata thonë se nuk e ndiejnë në xhepin e tyre se kemi inflacionin më të ulët në rajon e Evropë, siç pretendojnë autoritetet. Shpenzimet mujore janë rritur me rritjen e çmimeve të ushqimeve, fruta-perimeve por edhe karburanteve.

    “Mund të jetë mirë për ata për ne jo. Për ushqimet, herë këtu herë atje, mund kalohet disi por nëse udhëton me vetur pak më rënd sepse jemi me rroga të vogla”, tha një qytetar.

    “Inflacion ka në të gjithë Evropën, në të gjithë botën por për standartin tonë, për rrogat tona, për buxhetin tonë është shumë e rëndë. Më shumë ushqimet, shërbimet hetelierike, derivatet, energjetika, tani rryma mund të rritet dhe standarti i qytetarëve nëse nuk ndryshon mendoj se nuk do të jetë mirë, të gjithë duam të jetojmë mirë“, tha një qytetar tjetër.

    “Më të larta se në Evropë çmimet këtë e kanë gabim edhe rrogat nuk i rrisin dhe pa pasuri e madhe dhe atë rrogë që marrë unë e japë, 10 mijë denarë paguaj rrymë, ushqimet janë shumë të larta”, u shpreh qytetari. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në Britani kërkojnë nga firmat teknologjike të bllokojnë imazhet nudo në telefonat inteligjentë të fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë