Çmimet të papërballueshme edhe për mërgimtarët në Dibër

    Edhe këtë verë në Dibër dhe rajon arritën mbi 8 mijë mërgimtarë të cilët jetojnë në shtet e BE-së dhe SHBA. Rajoni në tërësi është përplot me mërgimtarë të cilët ndjejnë kënaqësi që janë në vendlindje por jo edhe për çmimet teje të larta të shërbimeve dhe produkteve. Janë çmime të papërballueshme edhe për mërgimtarët, me që çmimet që keni këtu në Maqedoninë e Veriut, janë edhe më të larta se në shtet e Unionit Evropian dhe Amerikë, thonë bashkëbiseduesit e gazetës Koha me të cilët u takuam këto ditë në Dibër. “Për çudi më të larta janë edhe produktet bazë ushqimore, gjë që është për tu çuditur”, theksojnë mërgimtarët të anketuan nga gazeta KOHA.

    Mërgimtarët qofshin ata të moshuar si edhe të rinj, thonë se në rrjetin tregtar në qytet, ballafaqohen me artikuj të cilët kanë çmime të larta. Besim F. nga Dibra i cili jeton më se 2 dekada në SHBA, thotë se gjatë furnizimit me artikuj ushqimor pas ardhjes së tij në vendlindje së bashku me anëtarët të familjes, ka qenë i habitur nga çmimet e larta.

    “Buka, produktet e qumështit siç janë djathi, kaçkavalli, qumështi, etj, janë më të larta se në Amerikë. Poashtu shumë çmime të larta kanë edhe vaji, sheqeri, produktet e mishit etj. Çuditemi se si mbijetoni me rrogat që keni këtu”, thotë bashkëbiseduesi i jonë i cili shton se me këta çmime edhe ata kanë probleme.

    Destan M. është në mërgim në Itali. Ai thotë se këtë vit vëren se çmimet në Maqedoninë e Veriut janë njësoj si në Italia por ka raste edhe më të larta.

    “Kuptoj krizën ekonomike me të cilën ballafaqohet shteti këtu, por nuk kuptoj faktin se si shteti nuk kontrollon çmimet të produkteve ushqimore bazë. Jetoj shumë vite jashtë, në shtetet e Evropës, por ku kam jetuar më para në Gjermani dhe tani në Italia, kam kuptuar se shteti kontrollon lartësinë e çmimeve të produkteve bazë”, shton ai.

    Në qendër të Dibrës takuam edhe Sanien dhe Mirjetën të cilët jetojnë në SHBA. Ata mendojnë se është rëndë të mbijetohet këtu me rrogat dhe pensionet të këtushme.

    “T’ju them se edhe për ne që kemi ardhur nga Amerika, është shtrenjtë. Çmimet në kafeteri dhe janë pothuajse si në Amerikë, sidomos të kafesë, lëngjeve të frutave etj. Çmimet në piceri janë shumë të larta dhe një drekë apo darkë në restorant kushton shumë shtrenjtë edhe për ne dhe jo për ju që jetoni këtu”, thotë Sania e cila jeton vitet të 60 -ta. Rreth çmimeve të larta biseduam edhe me shumë të rinj nga diaspora që verën e kalojnë në Dibër. Ata na informuan se janë nga Gjermania dhe Zvicra.

    Sipas tyre çmimet në kafeteri janë si ata nga ku vijnë. Besmir E. thotë se në Dibër ne vendlindjen e prindërve vije çdo verë. Por siç thotë, çmimet këtë verë në kafeteri janë shumë të larta. Një mërgimtar dibran që jeton në Norvegji thotë se çuditet se si dibranët që janë në pension kalojnë muajin.

    “Çmimet janë marramendëse për paratë që marrin pensionistët këtu. Kam babin i cili merr pension vetëm 12 mijë denarë këtu në Dibër. Ata para nuk i dalin as për bukë dhe për të paguar rrymën elektrike. Prandaj çdo muaj i dërgojmë nga 200 euro”, thotë P.S. Izet V. është nga komuna rurale Qendër Zhupë dhe jeton në Basano të Italisë. “Asnjëerë deri tani nuk ka qenë më shtrenjtë këtu”, thotë ai.

    Në lidhje jetën e dibranëve që qytetin e tyre, të anketuarit nga diaspora thonë se nëse diaspora nuk ndihmon gjakun e tyre këtu, atëherë nuk do të ishin kafenetë dhe restorantet përplot. Pothuajse çdo familje dibrane ka të afër në mërgim, prandaj edhe ndihmesa e tyre financiare, ka një domethënie shumë të madhe në rritjen e standardit të dibranëve në vendlindje. Pa një përkrahje të këtillë jeta e dibranëve me këta çmime që janë prezente, nuk do të mundeshin të kalojnë muajin.

    Lajmi Paraprak

    AUV: në Ohër, në rrugën e Plastikave dhe në Çarshinë e Shkupit, shiten ushqime të pasigurta

    Lajmi i rradhës

    Viti shkollor në RMV do të fillojëme protesta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë