Tregtarët e papërgjegjshëm në Tetovë, shndërrojnë trotuaret në deponi

    Çdo javë pas përfundimit të ditës së tregut në Tetovë, pjesa ku mblidhen tregtarët shndërrohet në deponi. Papastërtia mbulon trotuaret, ndërsa ndodh që plehrat të përfundojnë edhe në varreza. Nga ndërmarrja e higjienës komunale thonë se duhet angazhim urgjent i inspektoratit pasi për shkak të disa tregtarëve të papërgjegjshëm, punëtorët e Higjienës duhet të pastrojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.

    “Në këtë rrugë, në këtë vend këtu, vijnë tregtarë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe fshatrat e largët e qytetit të Tetovës, për të bërë tregti. Dita shkon si më mirë, por, çfarë ndodh në fund pasi ata largohen. Pas largimit të tregtarëve, ndodh kjo që do shihni tani. trotuaret lihen sikur kjo të jetë një deponi mbetjesh, por ama një deponi e madhe”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar i Alsat.

    Banorët ankohen se ky kaos ndodh çdo të enjte në mbrëmje, pas përfundimit të ditës që në Tetovë njihet si dita e tregut. Trotuaret bëhen në të dyja anët e rrugës të pakalueshme nga mbeturinat. Ndërkohë ndodh që grumbuj plehrash të hidhen edhe brenda në varreza.
    “S’është, s’është aspak në rregull kjo por çka t`iu bëjmë. Kështu jemi ne s`bëhemi ndryshe. Nuk ka rend këtu. Normal duhet të dalin inspektorati t’i shohin këto punë, pazarin e bëjnë fitimet i marrin dhe e lënë kështu”.

    Drejtuesi i higjienës komunale thotë se me këtë fenomen përballen çdo ditë tregu. Ata detyrohen që ekipet nga pjesë të tjera të qytetit t’i sjellin në këtë vend ku zhvillohet tregu për të punuar deri në orët e hershme të mëngjesit.

    “Ua kemi tërheq vërejtjen disa herë por si duket nuk kuptojnë, nuk e shohin se këta punëtorë luftojnë për ta mbajtur pastër qytetin por, deri sa nuk vetëdijesohemi vet ne se do kaloj çdo kush këtu edhe fëmijët e mijë edhe të atij. Duhet të aktivizohet inspektorati sa më shpejtë që është e mundur që të del në terren, ose në mbrëmje kur e mbyllin pazarin të dalin dhe të patrullojnë inspektorati,. Ti dënojnë ata që do i lejnë kështu. Ndodh edhe deri në pesë orë të pastrojnë një grup i veçantë që del të enjteve këtu”, deklaroi Samet Bislimi, shef i Higjienës Komunale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nëse e konsumoni çajin, jeni më kreativë dhe keni imagjinatë më të pasur

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Kovaçevski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë