Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë në histori

    Çmimi i arit sot arriti nivele rekord pas bllokimit të parë të punës së qeverisë amerikane në pothuajse shtatë vjet, për shkak të mosmarrëveshjeve për buxhetin.

    Kjo situatë krijon pasiguri, veçanërisht para takimit të ardhshëm të Rezervës Federale (Fed). Nuk dihet sa do të zgjasë bllokimi, që në të kaluarën ka qenë edhe më i gjatë, raporton cnbc.

    Në këtë klimë pasigurie, asetet me rrezik humbën vlerë, ndërsa ari, i konsideruar si strehë e sigurt në kohë krizash ekonomike apo politike, vazhdoi të rritet dhe arriti çmimin rekord prej rreth 3900 dollarësh për “ounce”.

    Analistët mendojnë se çmimi i arit mund të arrijë edhe 4000 dollarë ose më shumë, duke u përkrahur nga faktorë si konflikte politike, tarifat dhe kërkesa në rritje nga investitorët dhe bankat qendrore.

    Investitorët po kërkojnë gjithnjë e më shumë të diversifikojnë portofolin e tyre drejt arit, që megjithatë aktualisht përbën vetëm një pjesë të vogël të investimeve globale.

    Pritet që rritja e çmimit të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me një ngadalësim të mundshëm rreth fundit të vitit 2026, por me çmime që do të mbeten historikisht të larta. 

    Lajmi Paraprak

    Europa në ‘situatën më të rrezikshme’ që nga Lufta e Dytë Botërore, paralajmëron kryeministrja daneze

    Lajmi i rradhës

    Kodi Zgjedhor dhe reklamimi i paguar politik në RMV, burime të një konkurence të padrejtë zgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë