Çmimi i arit arrin rekorde – qytetarët në RMV po e blejnë gjithnjë e më shpesh për dasma

    Çmimi i arit po arrin rekorde. Gjatë vitit të kaluar, është regjistruar rritje prej gati 40 për qind. Ari, i cili tradicionalisht konsiderohet si investim i sigurt në kohë paqëndrueshmërie ekonomike, ka arritur nivel historik rekord- mbi 3,400 dollarë për ons. Para një viti kushtonte rreth 2,380 dollarë.


    “Çmimi i arit po arrin rekorde. Gjatë vitit të kaluar, është regjistruar rritje prej gati 40 përqind.”

    Edhe pse çmimi i arit në bursë ka shënuar rritje të konsiderueshme, argjendarët thonë se ka rritje të kërkesës, ndërsa disa qytetarë thonë se e blejnë atë për stoli.

    “Poshtë-lartë, ka. Dihet, tani pak më shumë, ka më shumë njerëz, mund ta shihni që pazari është plot”, tha një argjendar.

    “Tani për tani po blej për veten dhe gruan time. Për dhurata, për nuset”, tha një qytetar.

    Qytetarët më shpesh zgjedhin arin për dhurata, dasma, dhe festime të tjera familjare. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria uli çmimet e materialeve shkollore, pritet masa edhe për ushqimet

    Lajmi i rradhës

    Shkupi nuk po del nga kaosi i transportit publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë