Shkupi nuk po del nga kaosi i transportit publik

    Ndërsa afrohet fillimi i vitit të ri shkollor, duket se bashkë me të pritet të rikthehet kaosi nëpër rrugët e Shkupit.

    Nuk janë tejkaluar problemet me mungesën e autobusëve e as ato mes kompanive private me NQP, lidhur me llogaritë e hapura e borxhet e pambyllura. Transportuesit privatë, nuk e përjashtojnë mundësinë për protesta, nëse nuk u shlyhet borxhi i mbetur. Burimet nga atje, thonë për Alsat, se dy muaj me radhë, s’kishte hyrë asnjë denarë në llogaritë e 3 ndërmarrjeve private, që kanë marrëveshje për realizim të transportit publik në kuadër të Qytetit të Shkupit. Të hënën e kaluar atyre u është lëshuar vetëm një pjesë prej rreth 20 për qind të borxhit ndaj 3 kompanive, ku nga rreth 160 milionë në total, atyre u janë paguar vetëm 30 milionë denarë.

    Qytetarët edhe tani po presin gjatë, për një autobus që mund edhe të mos vijë fare, të vijë e të jetë i stërmbushur, apo të vijë, e të mos i dërgojë në destinacionin konkret, për shkak të prishjes së mundshme gjatë rrugës.

    “Hiç nuk janë në rregull, hiç.. i kujtohet shkon për rruge, ndalet, ulet e pi një kafe edhe udhëtarët, prit aty, e pi kafen e pastaj”, tha një qytetar.

    “Nuk janë në rregull, vonohen nga gjysmë ore, s’ka autobusa, tash isha duke prit, 19-shi erdhi”, shtoi një tjetër.

    “Ne jemi të fshatit, autobusët katastrofë, kur të duan vijnë, kur nuk duan nuk vijnë. -Në cilin fshat jeni?-Në Batinccë. Ja këtu te “Jugodërvo” kam pritur, 2 orë kam prit autobus edhe nuk ka ardh”, tha një tjetër qytetar.

    “Normalisht nervozohen njerëzit, pasi nuk ka shpesh autobusë, së paku gjysmë ore të presësh autobus, /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çmimi i arit arrin rekorde – qytetarët në RMV po e blejnë gjithnjë e më shpesh për dasma

    Lajmi i rradhës

    Kosovë, pak zjarrfikës dhe pajisje të vjetruara në betejën kundër zjarreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë