Çmimi që Elektranat e Maqedonisë kanë ofruar nuk është real

    Çmimi që Elektranat e Maqedonisë kanë ofruar në tenderin e EVN HOME, është i ulët dhe nuk është aspak real, por është politik dhe ka për qëllim ruajtjen e paqes sociale. Kështu thotë një nga ekspertët më me përvojë në fushën e energjetikës, profesori Konstantin Dimitrov.

    Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike është shumë më e madhe se shuma e shpallur nga elektranat shtetërore, ku do t’ia shesin Furnizuesit Universal me 48 euro për megavat orë. Por, profesori thotë, për shkak të situatës së krizës energjetike, qeveria duket se do të ndajë një shumë serioze parash për të subvencionuar, gjegjësisht për të mbuluar diferencën në çmim. Në këtë mënyrë do t’i japë mbështetje financiare kompanisë shtetërore, që të mos grumbullohen borxhe shtesë.

    “Nëse mbetet kështu, pa e ditur sa është çmimi, sa mbulon Qeveria, mund të them se qeveria gjithmonë mundet ta them popullorçe- me qëllim ose panumëruar të ndajë mjete që derdhen “gjoja” për prodhim, ndërsa do të bëhen marrëveshje në katër sy me kompani të ndryshme, që i servisojnë shërbimet e “Elektrroekonomisë së Maqedonisë”, tha Konstantin Dimitrov, themelues i MACEF (Qendra për Efikasitet Energjetik të Maqedonisë).

    Profesori thotë se do të ishte transparente që autoritetet të thonë se cili është çmimi i tyre prodhues, dhe sa do të subvencionojë Qeveria.

    Nga EMV-ja për Alsat thanë se çmimi i prodhimit ndryshon në varësi të çmimit të energjisë në tregun botëror, dhe pjesës së secilit kapacitet prodhues në sasinë e prodhuar.

    “Llogaritjet do të bëhen në baza mujore për sa i përket kostove të prodhimit dhe së bashku me Komisionin Rregullativ Energjetik, dhe Qeverinë do të përcaktohet ndërhyrja e nevojshme për mbulimin e kostove minimale të EMV-së, të nevojshme për funksionim dhe ekzekutim të qëndrueshëm të procesit të prodhimit”, thanë nga SHA EMV.

    Komisioni Rregullator Energjetik javën e ardhshme është i obliguar të shpallë çmimin e energjisë elektrike, i cili do të jetë i vlefshëm nga korriku deri në fund të vitit. Priten modele të reja tarifore, të cilat synojnë shfrytëzimin racional të energjisë elektrike. Familjet që shpenzojnë shumë do të paguajnë tarifa më të larta. Autoritetet sigurojnë se 80% e familjeve me aplikimin e rregullave të reja do të kenë fatura më të ulëta. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A do të rregullohet ndonjëherë infrastruktura në Matkë?

    Lajmi i rradhës

    Kancelari austriak: Maqedonia e Veriut ndryshoi dhe emrin për BE-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë