Danella Arsovska shkarkon Zudi Enuzin nga NP “Higjiena Komunale”, shkak vëllai i këtij të fundit

    Danella Arsovski shkarkon vëllain e të arrestuarit i cili dje shkrepi me armë

    Bashkia e Shkupit njofton se, drejtori Zudi Enuzi është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës në ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale”, përcjell Nistori.

    “Qyteti i Shkupit, si qytet i bashkëjetesës dhe solidaritetit, nuk duhet të jetë qendër dhune dhe përplasjesh me armë zjarri dhe duke krijuar tensione ndëretnike në mes tonë. Politika është duke marrë vrull dhe në asnjë rast nuk duhet të ndikojë në udhëheqjen profesionale të institucioneve. Pavarësisht menaxhimit profesional dhe të shkëlqyeshëm me Ndërmarrjen Publike Komunale nga ana e Zudi Enusit, prap se prap kodi im etik nuk lejon që ai të udhëheqë me ndërmarrjen. Prandaj i njëjti është shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

    Në ditën e pestë të protestave antievropiane të udhëhequra nga VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, ka ndodhur një incident mes grupit të protestuesve maqedonas dhe një grupi tjetër të qytetarëve shqiptarë. Gjatë incidentit janë përdorur gurë, shishe dhe gjësende të forta, por janë dëgjuar dhe të shtëna me armë zjarri.

    Policia ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen direkte. Si rezultat i këtij incidenti, janë dëmtuar disa makina të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun afër sheshit. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka shpërndarë një fotografi të një personi me pistoletë në dorë, duke akuzuar se “ky është personi i cili është dashur të më vret”.

    Ai ka kërkuar nga MPB dhe ministri, Oliver Spasovski, personi të arrestohet dhe një gjë e tillë ka ndodhur menjëherë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Gjithmonë synoni ta shndërroni çdo katastrofë në një mundësi”

    Lajmi i rradhës

    Rreziku nga mungesa e grurit në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë