DASh: RMV një ndër vendet që i plotëson kërkesat minimale të transparencës fiskale

    Në raportin e ri të Departamentit amerikan të Shtetit, vendet e Ballkanit Perëndimor – Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut – radhiten në mesin e vendeve që i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

    Raporti thekson se nga 140 vende të vlerësuara, 72 i plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale.

    Nga ato që nuk i plotësojnë, thuhet në raport, 25 kanë bërë përparime të rëndësishme drejt përmbushjes së këtyre kërkesave.

    “Transparenca fiskale është një element kyç i menaxhimit efektiv të financave publike dhe ndihmon në ndërtimin e besimit në treg”, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i publikuar më 27 qershor.

    “Kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshijnë posedimin e dokumenteve buxhetore që janë të disponueshme për publikun, në thelb të plota dhe përgjithësisht të besueshme”, thuhet po ashtu në raport.

    Raporti mbulon periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor, 2022.

    Vlerësimi mori parasysh informacione nga ambasadat dhe konsullatat amerikane, nga organizatat ndërkombëtare dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

    Lajmi Paraprak

    Peshkopi David – deputetëve: Nëse votoni “pro” ligjit për ndryshimin e gjinisë mund të privoheni nga shërbimet fetare

    Lajmi i rradhës

    Partitë politike në RMV vazhdimisht kanë parregullsi në financimet e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë