Dashtevski thotë se po tejkalohen problemet me aparatet “fingerprint”

    Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik.

    Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe se njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.

    “Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.

    Ndryshe, pas hapjes së vendvotimeve në disa prej tyre janë raportuar probleme me aparatet për leximin e gjurmëve të gishtërinjve./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rezultatet e para KSHZ duhet t’i publikojë në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Ligji parashikon tre vjet burg për shitjen e votës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë